Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

FMN mbyll vizitën në Shqipëri: Forcimi i lekut strukturor, regjim i lirë i kursit të këmbimit i dobishëm

nga Fast News
29 minutes më parë
në Ekonomi
0
FMN mbyll vizitën në Shqipëri: Forcimi i lekut strukturor, regjim i lirë i kursit të këmbimit i dobishëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga z. Diego Cerdeiro, Shefi i Misionit për Shqipërinë, zhvilloi një vizitë stafi, në datat 28 maj – 2 qershor 2026. Gjatë kësaj vizite, misioni zhvilloi takime me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë sipas fushave përkatëse, si dhe një takim përmbyllës me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe drejtues të lartë të institucionit.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale dhe perspektivën makroekonomike, qëndrimin e politikës monetare, si dhe në çështje që lidhen me stabilitetin financiar.

Guvernatori Sejko prezantoi fillimisht zhvillimet më të fundit ekonomike të vendit, duke u fokusuar kryesisht në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Ai u shpreh se, pavarësisht sfidave, ekonomia ka pasur një ecuri pozitive dhe rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit dhe të pagave. Parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, borxhi i huaj dhe ai publik, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shprehën se ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri të mbështetur nga rritja e aktivitetit ekonomik, zhvillimet pozitive në tregun e punës dhe kushtet e favorshme financiare. Perspektiva ekonomike mbetet përgjithësisht e favorshme, megjithëse ajo përballet me pasiguri që burojnë nga zhvillimet ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në këtë drejtim, Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar t’i ofrojë ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv, duke ndjekur një përqasje të kushtëzuar nga informacioni i ri dhe duke adresuar pasiguritë mbi ecurinë e ekonomisë.

Më tej, misioni vuri në dukje se inflacioni është ndikuar nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa pritjet inflacioniste kërkojnë monitorim të vazhdueshëm. Ata vlerësuan analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë dhe theksuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë i përshtatshëm dhe i orientuar drejt garantimit të stabilitetit të çmimeve.

Lidhur me kursin e këmbimit dhe rezervën valutore, përfaqësuesit e FMN-së u njohën me kuadrin e përdorur nga Banka e Shqipërisë. Misioni i FMN-së konfirmoi se forcimi i Lekut është një fenomen i përcaktuar nga përmirësimet strukturore në ekonominë reale dhe një regjim i lirë i kursit të këmbimit është i dobishëm dhe sjell përfitime për ekonominë shqiptare.

Për sa i përket sistemit bankar, misioni vlerësoi se sektori bankar shqiptar paraqitet i qëndrueshëm, me tregues të fortë kapitalizimi dhe likuiditeti, cilësi të mirë të portofolit të kredisë dhe performancë të mirë financiare. Misioni mirëpriti punën e Bankës së Shqipërisë në kuadër të forcimit të mëtejshëm të instrumenteve makroprudenciale dhe përafrimit të kuadrit rregullativ me standardet e Bashkimit Evropian.

Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi sfidat e ekonomisë shqiptare, përfshirë zhvillimet demografike, produktivitetin dhe perspektivat që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Në përfundim, misioni i FMN-së falënderoi Bankën e Shqipërisë për bashkëpunimin dhe diskutimet konstruktive gjatë kësaj vizite. Banka e Shqipërisë rikonfirmoi angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të atij financiar, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

Para

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

Para
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Një gabim që kushtoi 100 milionë $! Shpërthen raketa Jeff Bezos, Elon Musk bën ironi

Një gabim që kushtoi 100 milionë $! Shpërthen raketa Jeff Bezos, Elon Musk bën ironi

nga Fast News
13:00 | 03/06/2026
0

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

nga Fast News
12:37 | 03/06/2026
0

FMN mbyll vizitën në Shqipëri: Forcimi i lekut strukturor, regjim i lirë i kursit të këmbimit i dobishëm

FMN mbyll vizitën në Shqipëri: Forcimi i lekut strukturor, regjim i lirë i kursit të këmbimit i dobishëm

nga Fast News
12:35 | 03/06/2026
0

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

Alarm global për motin, OKB paralajmëron El Nino-n më të fortë në dekada

nga Fast News
19:34 | 02/06/2026
0

Recent News

Një gabim që kushtoi 100 milionë $! Shpërthen raketa Jeff Bezos, Elon Musk bën ironi

Një gabim që kushtoi 100 milionë $! Shpërthen raketa Jeff Bezos, Elon Musk bën ironi

13:00 | 03/06/2026
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore, sipas AirDNA

12:37 | 03/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora