Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Guvernatori me Bankën Botërore: Shtrenjtimi i naftës do ndikojë te çmimet dhe rritja ekonomike

nga Fast News
47 seconds më parë
në Ekonomi
0
Guvernatori me Bankën Botërore: Shtrenjtimi i naftës do ndikojë te çmimet dhe rritja ekonomike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pohoi se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore mund të ndikojë në nivelet e inflacionit dhe ritmit të rritjes ekonomike në vend, ndonëse këto efekte mund të jenë kalimtare.

Guvernatori e bëri këtë deklaratë në një takim me përfaqësues të Bankës Botërore (BB) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) kryesuar nga z. Massimiliano Paolucci, Përfaqësues rezident i BB-së në Shqipëri, dhe zj. Laureta Qorlazja, Përfaqësuese e IFC-së.

Në hapje të takimit, Guvernatori Sejko i përcolli përfaqësuesve të BB-së dhe IFC-së një falënderim të veçantë për asistencën teknike të ofruar ndër vite për Bankën e Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar.

Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj janë në një trend pozitiv zhvillimi.

Guvernatori u shpreh se, ndonëse pasiguria në kontekstin botëror mbetet e lartë, vendimet lidhur me politikën monetare kushtëzohen nga informacionet e reja dhe do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve. Në këtë kontekst, ai shtoi se rritja e çmimeve të naftës dhe të energjisë në tregjet botërore mund të ndikojë në nivelet e inflacionit dhe ritmit të rritjes ekonomike në vend. Megjithatë, efektet e goditjes pritet të jenë kalimtare dhe të mos lënë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga ana e tij, z. Paolucci vlerësoi politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke e konsideruar atë një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë së vendit. Ai shprehu vlerësimet për Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin e raportit të kredive me probleme, i cili ka shënuar nivelet minimale të më shumë se një dekade, duke rënë nga 25% në vitin 2014, në 3.8% në 2026.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian.

Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë, me asistencën e Bankës Botërore, ka ndërmarrë hapa konkretë për harmonizimin e kuadrit rregullator me standardet evropiane, duke mundësuar anëtarësimin me sukses në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

Ai solli në vëmendje edhe bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Botërore në kuadër të projektit TIPS Clone, si dhe për të implementuar një sistem pagesash të shpejta (Instant Payment), i cili synon të ofrojë pagesa në kohë reale, me një siguri më të lartë dhe kosto më të ulët për qytetarët.

Në vijim të takimit, palët diskutuan lidhur me mbështetjen që IFC ka dhënë për Bankën e Shqipërisë për forcimin e kuadrit rregullator, mbikëqyrës dhe infrastrukturës së të dhënave financiare nëpërmjet projekteve që lidhen me Digital Finance, Open Banking dhe Regjistrin e Kredive. Në këto drejtime, IFC ka kryer një sërë analizash e hartuar rekomandime, si dhe ka zhvilluar në vazhdimësi trajnime online për stafin e Bankës së Shqipërisë dhe bankat qendrore të rajonit.

Palët ranë dakord që të vijohet më tej me përpjekjet që Banka e Shqipërisë i ka kushtuar përmirësimit të kuadrit rregullativ të sistemit financiar. Përfaqësuesit e BB-së dhe IFC-së rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për të vijuar ofrimin e asistencës teknike në këto drejtime.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Guvernatori me Bankën Botërore: Shtrenjtimi i naftës do ndikojë te çmimet dhe rritja ekonomike

Guvernatori me Bankën Botërore: Shtrenjtimi i naftës do ndikojë te çmimet dhe rritja ekonomike

nga Fast News
18:50 | 16/05/2026
0

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

nga Fast News
13:09 | 16/05/2026
0

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

nga Fast News
13:01 | 16/05/2026
0

Rriten çmimet e karburanteve, ja vendimi i Bordit për naftën dhe benzinën

Rriten çmimet e karburanteve, ja vendimi i Bordit për naftën dhe benzinën

nga Fast News
12:46 | 16/05/2026
0

Recent News

Guvernatori me Bankën Botërore: Shtrenjtimi i naftës do ndikojë te çmimet dhe rritja ekonomike

Guvernatori me Bankën Botërore: Shtrenjtimi i naftës do ndikojë te çmimet dhe rritja ekonomike

18:50 | 16/05/2026
Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

Të rrezikuar nga kriza e çmimeve, inflacioni pritet të kapërcejë kufirin e 3%

13:09 | 16/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora