Në rrjetet sociale dje u bë virale një video e dy të rinjve që dhunonin dhe vandalizonin bustin e kantautorit të ndjerë, Françesk Radit.
Video dhe akti ndaj kantautorit të njohur shkaktoi një indinjatë të madhe në opinionin publik dhe gjithashtu ka prekur dhe mërzitur shumë mbesën e këngëtarit Rozana Radin.
Në një reagim për këtë ngjarje, Rozana kërkon arrestimin e këtyre të rinjve që fyejnë shqiptarët dhe artin e vendit tonë.
“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”, të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë.
‘ Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot’.
‘Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështyj e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)’.
‘Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……” ka reaguar në një postim online./Fas News Albania