Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
8 minutes më parë
në Ekonomi
0
Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce

Qeveria ka ndryshua1`qr skemën kombëtare të subvencioneve në bujqësi. Nuk do të ketë më naftë falas për fermerët. Por për herë të parë, bujqit shqiptarë do të marrin para për sipërfaqe toke të mbjellë, më saktësisht 100 euro për çdo hektar të mbjellë.

Ministri i Bujqësisë ka prezantuar skemën kombëtare, Për herë të parë në masat mbështetëse janë përfshirë derrat. Mbarështimi i tyre do të subvencionohet me 7 mijë lekë. Ndërkohë janë rritur lehtë masat mbështetëse për mbarështimin e lopëve, të imtave, financimi i bletarisë, bimëve medicinale dhe fermave organike. Paralelisht janë përgjysmuar kushtet për të përfituar.

Veç skemës në bujqësi dhe blegtori, ndryshime do të ketë edhe te ajo e investimeve. Për fermerët e rinj do të jepen deri në 10 mijë euro grant, për stanet në blegtori 3 milion lekë, ndërsa për makineritë bujqësore 500 mijë lekë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por sa para po jepen për fermerët?

Skema këtë vit arrin në 5.2 miliardë lekë. Po kaq ka qenë shuma edhe vitet e mëparshme. Por vlen të theksohet se më pak para janë planifikuar në fillim dhe ato janë stuar gjatë vitit. Duke shpresuar që edhe këtë vit të ndodhë e njëjta gjë dhe fermerët të përfitojnë më shumë. Kjo vecanërisht kur mungojnë fondet e Bashkimit Europian, pasi programi IPARD mbetet i bllokuar, në pritje që të nisë dhe financimet janë shumë të domosdoshme. Kjo edhe me rrezikun e krizës së cmimeve që kërcënohet nga lufta në Lindjen e Mesme.

Buqjësia është një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, por që është futur në një cikël të fortë rënës. Në 5 vitet e fundit, ndikimi i bujqësisë në ekonomi ka qenë negativ, duke regjistruar vitin e  kaluar -1.38 % rënie. Një rënie që vijon që prej vitit 2021.

Fermerët përballen sot me probleme të shumta, një pjesë të trashëguara në vite e një pjesë të krijuara rishtazi, si pasojë edhe e konflikteve ndërkombëtare. Problemet kryesore të bujqësisë vlerësohen: mungesa e financimeve; shtrenjtimi i imputeve bujqësore; mungesa e fuqisë punëtore; informaliteti i lartë dhe fragmentarizimi i tokës.

Një situatë e tillë e bujqësisë e bën vendin tonë dhe konsumatorët shqiptarë shumë të ekspozuar nga rritja e cmimeve në botë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora