Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Muze të verës apo rakisë? Rama apel kryebashkiakëve: Identifikoni shtëpitë e vjetra, të kthehen në atraksione turistike

nga Fast News
41 minutes më parë
në Ekonomi
0
Muze të verës apo rakisë? Rama apel kryebashkiakëve: Identifikoni shtëpitë e vjetra, të kthehen në atraksione turistike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje kryebashkiakëve socialistë që të identifikojnë shtëpitë e vjetra me vlera të rëndësishme kulturore që janë të pabanuara ose në rrënim, me qëllim që mund të merren nga shteti përmes shpronësimit dhe të kthehen në muze.

“Identifikoni shtëpitë që kanë potencialin të bëhen muze, që duhen shpëtuar nga rrënimi, që plotësojnë kriteret për t’u klasifikuar si vlerë në rrezik e trashëgimisë kulturore, sepse janë të pabanuara dhe, ndërkohë, me njerëz të ditur në qytetet tuaja, por edhe me ndihmën e ministrit, por edhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, por edhe në komunikim me njëri-tjetrin, ndërtoni një plan muzealizimi të shtëpive të vjetra.

Në çdo bashki që ka në zemër të vet një qytet të vjetër apo fshatra të vjetër që vijnë nga më larg, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore, të cilat janë të pabanuara ose janë në rrënim e sipër. Dhe ajo që po bëjmë me Ministrinë e Kulturës është marrja e tyre nga shteti përmes një procesi ligjor shpronësimi dhe muzealizimi i tyre.

Në Tiranë kemi një sërë të tillash që kanë hyrë në këtë proces. Kemi disa edhe jashtë Tiranës. Kam parë listën e ministrisë. Angazhohuni. Shikojeni, përcaktojini si kandidatura për të hyrë në këtë proces. Ndajeni me Ministrinë e Kulturës dhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës për të klasifikuar vlerat e tyre dhe planifikoni se për çfarë mund të muzealizohen”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka potencial të madh turistik në çdo cep të territorit, por duhet të shtohen atraksionet. Ai sugjeroi edhe krijimin e muzeve si për rakinë, verën apo vajin e ullirit, për të promovuar më tej traditën shqiptare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“E keni parë vetë: çdo cep i Shqipërisë ka turistë, sepse në çdo cep të Shqipërisë ka gjëra interesante, por duhet të rrisim atraksionet dhe, ashtu siç duhet ta muzealizojmë trashëgiminë tonë, sepse duhet ta ruajmë dhe ta promovojmë, për shembull, ashtu mund të ekspozojmë edhe të tjera gjëra; mund të kemi muze të vegjël për produktet.

Kur vijnë turistët në Shqipëri ose vizitorët ose miqtë, një nga pyetjet që bëjnë të gjithë është: cila është pija karakteristike shqiptare? Dhe ne themi rakia, por ne nuk e kemi një muze të rakisë.

Ne nuk e kemi një muze të verës shqiptare. Ne nuk e kemi një muze të vajit shqiptar të ullirit, që ka lloj-lloj variantesh. Edhe rakitë janë me lloj-lloj variantesh. Edhe vera është me lloj-lloj variantesh. Dhe i solla këto si shembuj për të thënë që mund të shkohet në çdo drejtim që është me interes”, ka deklaruar Rama.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e bezina

Para

Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

Para
Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

nga Fast News
18:22 | 03/04/2026
0

Muze të verës apo rakisë? Rama apel kryebashkiakëve: Identifikoni shtëpitë e vjetra, të kthehen në atraksione turistike

Muze të verës apo rakisë? Rama apel kryebashkiakëve: Identifikoni shtëpitë e vjetra, të kthehen në atraksione turistike

nga Fast News
17:55 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e bezina

Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e bezina

nga Fast News
17:53 | 03/04/2026
0

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

Lumturia varet nga ju! 6 këshilla si të veproni

nga Fast News
10:45 | 03/04/2026
0

Recent News

Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

Qeveria miraton Aktin Normativ për uljen 20% të akcizës, ministri: Zbatohet nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë

18:22 | 03/04/2026
Muze të verës apo rakisë? Rama apel kryebashkiakëve: Identifikoni shtëpitë e vjetra, të kthehen në atraksione turistike

Muze të verës apo rakisë? Rama apel kryebashkiakëve: Identifikoni shtëpitë e vjetra, të kthehen në atraksione turistike

17:55 | 03/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora