Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Inxhinierët kërkojnë reformë rrënjësore për investimet në rrugë

nga Fast News
1 day më parë
në Ekonomi
0
Inxhinierët kërkojnë reformë rrënjësore për investimet në rrugë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inxhinieri i njohur dhe profesori Faruk Kaba ka bërë thirrje për një qasje të re dhe më rigoroze në menaxhimin e veprave publike në Shqipëri. Sipas tij, cilësia dhe jetëgjatësia e rrugëve nuk mund të garantohen pa një kontroll të rreptë profesional dhe pa ndryshime thelbësore në strukturat ligjore e kontraktuale.

Ai ka renditur pesë pika kyçe që do të shërbenin si shtylla për një infrastrukturë moderne dhe të sigurt:

Sipas Prof. Kabës, hapi i parë drejt profesionalizimit është krijimi i Urdhrit të inxhinierit. Ky organizëm do të shërbente si një “filtër” për licencimin, mbrojtjen e etikës profesionale dhe rritjen e përgjegjshmërisë. “Duhet të kemi një institucion që garanton integritetin e inxhinierit dhe mbron profesionin nga ndërhyrjet jashtë-teknike”, – shprehet z. Kaba.

Për të shmangur gabimet në projektim dhe për të ndjekur trendet botërore, ai propozon ngritjen e një Komiteti Shkencor për Rrugët.

Ky organ do të përbëhej nga ekspertët më të mirë të fushës, të cilët do të analizonin standardet teknike dhe do të jepnin konsulencë për projektet strategjike kombëtare dhe të jenë një filtër për projektet e investimeve në infrastruktura kyçe.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një nga pikat më kritike mbetet jetëgjatësia e investimeve. Eksperti këmbëngul që kompanitë ndërtuese duhet të ofrojnë garanci mbi 10-vjeçare për veprat që dorëzojnë.

Kjo do t’i detyronte firmat të përdornin materiale cilësore dhe të mos kursenin në proceset teknologjike, pasi çdo defekt pasues do të rëndonte mbi buxhetin e tyre dhe jo të shtetit.

Në shumë raste, dështimi i një projekti vjen nga mungesa e mbikëqyrjes në terren. Prof. Kaba thekson se duhet të funksionojnë realisht kontrollet dhe supervizimet. “Supervizori nuk duhet të jetë thjesht një firmë mbi letër, por autoriteti që mban përgjegjësi ligjore për çdo centimetër rrugë të shtruar”, – nënvizon ai.

Z. Kaba propozon që asnjë kontratë ndërtimi të mos nënshkruhet pa përfshirë një plan të detajuar dhe të financuar për mirëmbajtjen afatgjatë. Sipas tij, është më e lirë të mirëmbash një rrugë vazhdimisht sesa ta rindërtosh atë nga e para çdo 4-5 vjet.

Punimet pa CBR, një standard që garanton strukturën e rrugës

Në ndërtimin e rrugëve, CBR (California Bearing Ratio) është një tregues teknik që përdoret për të vlerësuar fortësinë dhe aftësinë mbajtëse të tokës ku do të ndërtohet rruga.

Ai tregon sa rezistente është toka ndaj ngarkesave që do të ushtrohen nga trafiku, nga makinat e lehta deri te kamionët e rëndë. Para se të nisë ndërtimi, inxhinierët duhet të kuptojnë nëse toka ekzistuese është e mjaftueshme për të mbajtur strukturën e rrugës.

Nëse toka është e dobët, rruga mund të fundoset, të çahet ose të krijojë gropa pas një kohe të shkurtër përdorimi. Për këtë arsye kryhet testi CBR, i cili mat rezistencën e tokës ndaj depërtimit dhe e shpreh rezultatin në përqindje.

Një burimi në ARRSH tha se punimet në akset e Korridorit VIII  janë bërë pa CBR dhe të gjitha rrugët e bëra vitet e fundit bëhen pa këtë vlerësim.

CBR shërben si bazë për projektimin e gjithë shtresave të rrugës. Sa më e ulët të jetë vlera, aq më shumë ndërhyrje kërkohen për të forcuar bazën, shtresa më të trasha zhavorri, stabilizim me gëlqere ose çimento, apo zëvendësim i tokës së dobët.

Nëse vlera është e lartë, struktura e rrugës mund të ndërtohet me shtresa më të holla dhe kosto më të ulët. Inxhinieri tha se CBR ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe sigurinë e rrugës. Një projektim i saktë bazuar në këtë tregues siguron që rruga të përballojë trafikun për vite me radhë pa dëmtime të mëdha.

Për këtë arsye, CBR konsiderohet një nga parametrat më të rëndësishëm gjeoteknikë në projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, i cili nuk u krye në Korridorin VIII.

Etiketa: aktualitet
Pas

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Para

Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

Para
Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

Rriten çmimet, inflacioni në nivelin më të lartë të 7 muajve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

nga Fast News
16:30 | 10/03/2026
0

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

nga Fast News
16:00 | 10/03/2026
0

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

nga Fast News
15:48 | 10/03/2026
0

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

nga Fast News
11:43 | 10/03/2026
0

Recent News

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

16:30 | 10/03/2026
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

16:00 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora