• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Aleanca Popullore: Pa bashkim të çamëve nuk ka zgjidhje të kauzës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Aleanca Popullore: Pa bashkim të çamëve nuk ka zgjidhje të kauzës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ne artikujt e meparshem argumentuam ne menyren tone se qellimi kryesor i partise se dyte came Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ishte uniteti dhe bashkimi i cameve ne te njetin organizim qe duket se ka deshtuar!

Ne njerin prej ketyre artikujve ne trajtuam edhe rastin e njerit prej drejtuesve te partise se pare Came Partia per Drejtesi dhe Integrim, Amos Dojaka i cili sic edhe thame eshte larguar nga PDIU dhe militon ne nje parti tjeter se bashku me te vellain Artur Dojaka dhe Erion Soften te cilet kane qene gjithmone bashke ne mbeshtetje te Kauzes se drejte came.





Familja Dojaka padyshim qe thote shume per seicilin anetare te ketij Komuniteti Vital dhe, cdo organizim cam qe nuk i ka Dojakat me vete padyshim qe ka dicka themelore mangut dhe duket jo rastesisht ata i bashkoi partia e trete came, Aleanca Popullore.

Shkaqet, arsyet dhe strategjine domethenese te kesaj partie politike ne raport me zgjidhjen e ceshtjes came do e trajtojme ne artikujt ne vazhdim ne menyre kronikale dhe reflektuese, por fillimisht sot duam tju sjellim ne menyre shteruese mendimin q Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, i cili ne kohen e garave alektorale ka deklaruar hapur edhe mbështetjen e tij ndaj Aleancës Popullore.

“E them hapur: PDIU, që ka pretenduar të përfaqësojë në këto vite çështjen çame, e ka braktisur në mënyrë të turpshme atë. Kjo parti, pa ndonjë konsultim paraprak me votuesit e saj, pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes, por përtej flamujve, premtimeve pompoze e tam-tameve, nuk i dha asnjë shtytje çështjes çame.

Përkundrazi, e katandisi atë në një variabël, në funksion e në varësi të marrëdhënieve të mira me pushtetin dhe të vetë interesave personale të drejtuesve të PDIU.

Këta u tërhoqën nga çdo betejë e shpallur: u tërhoqën nga beteja për refuzimin e regjistrimit të popullsisë të bërë sipas kritereve që u imponuan nga Athina, u tërhoqën nga beteja aq e trumbetuar për Rezolutën Çame, duke shpallur në mënyrën më qesharake si të vlefshëm një projekt-rezolutë të harruar në sirtarët e pluhurosur të Parlamentit, e duke mbytur pabesisht interesin dhe sensibilitetin që do të ngjallte një rezolutë e vërtetë, e përditësuar dhe angazhuese.

Deputetët e PDIU nuk ia prishën qetësinë qeverisë, as kur kjo refuzoi qoftë edhe ta përdorte emrin Çamëri në fjalime apo dokumente zyrtare, as kur kjo pranoi t’i nënshtrohej shantazhit të Athinës për të tjetërsuar emrat e vendeve të Çamërisë në dokumentet e identifikimit, as kur qytetarë shqiptarë fyheshin e ktheheshin në kufi vetëm për shkak të origjinës së tyre çame.

Në këto kushte, vjen vetvetiu pyetja: nëse drejtuesit e PDIU nuk bënë asgjë për të mbrojtur e për të promovuar çështjen çame kur kishin pavarësinë dhe avantazhin e numrave në Parlament, si mund ta bëjnë këtë tani, kur janë shkrirë e janë bërë një me PD, duke u bërë pjesë edhe e listave të saj zgjedhore?

Ja, të dashur miq, pse ne nuk duhet të lodhemi e të mërzitemi së kërkuari njerëzit dhe partinë e duhur për t’i besuar çështjen e shenjtë të Çamërisë. Unë jam i bindur se kësaj radhe kemi partinë dhe njerëzit e duhur”, – eshte shprehur Prof.Dr.Xhufi dhe ne besojme se kjo thote shume per sot…/perqasje.com

Pas

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe skllavërim, arrestohet pas 14 vitesh vlonjati (EMRI)

Para

Del lista me emrat, kush janë 15 prokurorët që garojnë për tu bërë pjesë e SPAK

Para
Del lista me emrat, kush janë 15 prokurorët që garojnë për tu bërë pjesë e SPAK

Del lista me emrat, kush janë 15 prokurorët që garojnë për tu bërë pjesë e SPAK

Të Gjitha

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

nga Fast News
16:03 | 28/06/2025
0

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

nga Fast News
15:35 | 28/06/2025
0

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

Gruaja që “ha miliarderët”, kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

nga Fast News
15:31 | 28/06/2025
0

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

Kush është Lauren Sanchez, bashkëshortja e ardhshme e njeriut më të pasur të botës

nga Fast News
10:00 | 27/06/2025
0

Recent News

Konfliktet dhe krizat e huaja, si është goditur dhe ka mbijetuar ekonomia shqiptare

Rritja e ekonomisë “ushqehet” nga pagat e administratës, prodhimi në rënie

16:03 | 28/06/2025
Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

Stop duhanit! Shteti që do të vendosë gjoba deri në 600 mijë euro

15:35 | 28/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar