Gjeografika e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë me vendet e tjera ka ndryshuar. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 vendet me të cilët kemi pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,4 %), Kosova (8,6 %) dhe Maqedonia e Veriut (23,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (7,9 %) Gjermania (1,9 %) dhe Spanja (19,9 %).
Ndryshimet më të ndjeshme janë vërejtur në kahun e importeve. Gjatë vitit 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,0 %), Turqia (11,8 %) dhe Gjermania (5,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (21,6 %), Greqia (3,0 %) dhe Kosova (2,3 %).

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2025, me vendet e BE-së zënë 57,0 % të gjithë tregtisë. Eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,0 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (26,8 %), Kina (10,5 %), Greqia (7,6 %) dhe Turqia (7,3 %).








