• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
10 minutes më parë

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

ngaFast News
në Ekonomi
0
Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Sezoni i festave ka ardhur dhe për shumë qytetarë blerja e lodrave është kthyer në një nga aktivitetet kryesore të kësaj periudhe. Kjo kohë e vitit reflektohet drejtpërdrejt edhe në rritjen e importit të produkteve të caktuara, ku sigurisht përfshihen lodrat, por dhe produkteve piroteknike.

Sipas të dhënave statistikore, ky treg shënon një rritje të ndjeshme gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Nga analizimi i të dhënave të Institutit të Statistikave mbi importin e lodrave për muajin nëntor të këtij viti, duke i krahasuar ato si në vite ashtu edhe me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme. Por çfarë tregojnë konkretisht këto të dhëna? Si paraqitet aktualisht tregu i lodrave?

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për 11-mujorin e vitit 2025, importet e lodrave arritën në 3.3 miliardë lekë dhe vlera më e lartë e tyre u arrit në muajt tetor dhe nëntor. Në terma absolutë, sa i përket muajit tetor dhe nëntor, themi se u importuan 442 milionë dhe 433 milionë lekë lodra respektivisht. Në krahasim me vit më parë janë blerë më shumë lodra pasi imortet në peshë janë rritur, ndërkohë që rezulton ti kemi blerë edhe më lirë. Pra, rritja e volumit shoqërohet me një ulje të çmimit mesatar për njësi.

Nëse analizojmë të dhënat në peshë sipas muajve ndër vite, shohim se tetori i vitit 2025 ka shënuar vlerën më të lartë të lodrave të importuara që nga janari i vitit 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT-i disponon të dhëna. Volumi i mallrave në tetor të këtij vitit vlerësohet në 716 tonë.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar origjinën e lodrave që tregtohen në vendin tonë. Shifrat tregojnë se Kina mbetet shteti kryesor nga i cili importojmë nëse i referohemi peshës, pra volumit. Gjatë vitit aktual, pra vitit 2025, 80% e lodrave që kanë hyrë në vend ishin me origjinë nga Kina. Ndërkohë, shifrat tregojnë se 4.8% e këtyre lodrave ishin nga Turqia dhe 4.5% nga Italia. Nga ana tjetër, mund të përmendim edhe partner si Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqinë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas të dhënave të Eurostat, Kina ishte furnizuesi më i madh i lodrave në BE me 80% të importeve të lodrave, shumë përpara Vietnamit me 6% dhe Mbretërisë së Bashkuar me 3%./Tv Scan

ECURIA HISTORIKE E IMPORTIT PËR KAPITULLIN “LODRA DHE PJESË PLOTËUESE” (në mln lekë)

ECURIA HISTORIKE E IMPORTIT TË LODRAVE NË VOLUM (në ton)

PARTNERËT KRYESORË TË IMPORTIT TË LODRAVE, NË VOLUM (Janar-Nëntor 2025)

Etiketa: aktualitet
Pas

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar