Shqipëria është vendi i paradokseve të mëdha. Teksa një pjesë e mirë e qytetarëve rezultojnë me të ardhura të pakta dhe rrezikojnë të bien në varfëri, kur vjen puna tek përdorimi i celularit për aksesi në internet realiteti është krejt tjetër. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2025, bazuar në rezultatet e anketës së “Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në NjEF dhe Individë (TIK)”, në grup-moshën 16-74 vjeç, e përdorin internetin 87,2 % e tyre, nga të cilët 97,3 % e përdorin “disa herë gjatë ditës”.
- 99,9 % e individëve përdorin aparat celularë/telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga: pajisje të tjera (Smart TV, lexues librash, ora smart, etj.) (59,0 %) laptop (41,2 %), dhe nëpërmjet kompjuter/desktop (20,9 %)
- 99,1 % kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, WhatsApp,etj.);
- 97,7 % e NjEF në Shqipëri kanë akses në internet prej të cilave: o 92,1 % kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.); o 99,3 % kanë akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.).
- Aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritje më të larta janë:
o kërkimi i informacionit për të mira dhe shërbime: 10,7 pikë përqindje;
o internet banking (e-banking): 7,7 pikë përqindje;
o pjesëmarrja në rrjetet sociale (krjim profili, etj.): 5,7 pikë përqindje.
- 99,5 % e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë një llogari në platformën digjitale e-albania; • 45,4 % e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë kryer blerje “online” në “12 muajt e fundit”; o Ndër blerjet “online”, që zënë peshën më të madhe janë: − Blerja e rrobave/këpucëve/aksesorëve me 96,5 %;
Shërbimet e dërgimit (katering) në shtëpi nga restorantet apo fast food me 61,1 %.
- Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me: “Përdorimin e programeve për të edituar foto, video apo fileve audio” me rreth 9,2 pikë përqindje, ndjekur nga aftësitë lidhur me “Përdorimin e programit të procesimit në ëord” me rreth 8,4 pikë përqindje.
“Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16-74 vjeç Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 87,2 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 1,0 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë 97,3 % të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë/pothuajse çdo ditë me 2,3 % dhe 0,3 % ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë”, theksohet në raportin e INSTAT.
Përdorimi i e-qeverisjes
Në vitin 2025 të gjithë kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje.
Një rritje prej rreth 2,2 pikë përqindje është shënuar për kategorinë “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit”, ndërsa kategoria “shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë” ka shënuar rritje me rreth 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024.

Përdorimi i e-blerje (blerje online)
Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart). Blerjet “online” janë kryer nga 45,4 % e popullsisë së grupmoshës 16-74 vjeç “në 12 muajt e fundit” (me një rritje prej rreth 3,0 pikë përqindje) dhe 26,1 % janë kryer në “3 muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës (me 5,7 pikë përqindje rritje).







