• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
3 hours më parë
në Ekonomi
0
Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetë marrëveshje të bashkëpunimit u nënshkruan pas zhvillimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë. Bashkëpunimi është konkretizuar në sektorë strategjikë, si në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar. Mbledhja e dy qeverive shënoi nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Rreth një muaj më parë, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë.

Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji dhe në Shqipëri do të ndërtohet infrastrukturë detare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve, si dhe zbatimin e nismave të trajnimit teknik dhe profesional.

Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nën detare për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë.

Duke iu referuar migracionit, do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë. Paralelisht, është arritur një marrëveshje për të krijuar një “Sistem të Mbrojtjes Civile” në Shqipëri për transferimin e ekspertizës profesionale. Referuar kujdesit shëndetësor, të dy vendet do të përqendrohen në shëndetin e nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri, me ndërtimin e një departamenti neonatologjie në Spitalin Publik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Vëmendje e madhe do t’i kushtohet gjithashtu zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, falë marrëveshjes kuadër që njeh zyrtarisht Cassa Depositi e Prestiti në Shqipëri si një institucion financiar zhvillimi. Kjo do të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe infrastrukturor, duke përfshirë edhe mbështetjen teknike italiane për themelimin e Bankës së re Shqiptare të Zhvillimit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Para

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025

10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar