Qeveria ka bërë ndryshime në administratë. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua propozimi drejtuar Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave:
- Znj. Elsa Dhuli;
-
Z. Ledjon Shahini;
-
Znj. Lantona Sado.
Ndërsa Xhemal Qefalia u emërua si zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Gjithashtu, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave vendosi propozimin e projektligjit “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e tëshëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.






