• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

nga Fast News
2 hours më parë
në Ekonomi
0
Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

Petrit Malaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri I Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

 

 

Buxheti i vitit të ardhshëm, që qeveria ka dorëzuar tashmë në kuvend, ka karakter social. Në të parashikohet rritja e pensioneve dhe pagave të administratës.

Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026 në konferencën e kryetarëve tha se parashikohen 886.7 mld lekë shpenzime publike, ku prioritet do të jetë kapitali njerëzor dhe mirëqenia sociale.

Ministri Malaj tha se shtyllat kryesore të reformës sociale përfshijnë nga rritja e përmuajshme e pensioneve duke nisur nga 1 janari 2026 deri në 2029; Indeksim 1 herë në 2 vjet të pagave të punonjësve të administratës dhe rritja e pagës minimale nga 1 janari 2026 me 10 mijë lekë për ta çuar në 70 mijë lekë në vitin 2029.

“Katër janë shtyllat themelore të projektbuxhetit 2026 : Rritja ekonomike e qëndrueshme; Konsolidimi fiskal; Mirëqenia sociale, Përshpejtimi i integrimit europian.

Por, me shumë krenari mund të themi se një nga gurët e themelit të këtij buxheti është Reforma e Pensioneve. Me fillimin e vitit 2026, ne do të nisim të vëmë në jetë atë çka kjo qeveri premtoi, garantimin e një pensioni të drejtë për të gjithë atë shtresë të nderuar të qytetarëve që ka dhënë kontribut të çmuar për këtë vend.

Ndaj, duke filluar nga 1 janari 2026, përtej indeksimit vjetor që zbatohet rregullisht, do të zbatohet edhe rritja mujore e pensioneve e për të arritur deri në fund të mandatit që:

-Pensioni urban me vite të plota pune të shkojë 40 mijë lekë nga 27,350 lekë që është sot.

-Pensioni urban i pjesshëm të shkojë mesatarisht 22 mijë lekë nga 15,850 lekë që është sot.

-Pensioni rural të shkojë 18 mijë lekë nga 11,500 që është sot.

-Pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë nga 11,400 lekë që është.

-Pensioni i invaliditetit të shkojë 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë që është aktualisht.

Kjo rritje e pensioneve, e buxhetuar për tre vite, nuk është thjesht një politikë sociale, por një politikë e domosdoshme, që vjen në kushtet e konsolidimit ekonomik, si një mënyrë për t’u dhënë brezave që ndërtuan këtë vend, respekt dhe më shumë dinjitet.

Gjithashtu një vëmendje të shtuar i është kushtuar edhe politikës së pagave.

Nga 1 janari 2026, Paga Minimale do të rritet me 10,000 lekë, duke e çuar në 50,000 lekë.

Për të vazhduar më pas rritjen në 60,000 lekë në 2028 dhe në 70,000 lekë në fund të mandatit, si një masë konkrete për garantimin e dinjitetin në punë, por edhe për t’u përafruar me vendet e tjera, në rajon e më gjerë.

Për herë të parë ne do të nisim për Administratën Publike, zbatimin e indeksimit të pagës një herë në dy vjet. Gjithashtu do të ketë rritje page më të lartë kryesisht për punonjësit e sektorëve mbështetës, por edhe për kategori të tjera. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë dhe prek mbi 144 mijë punonjës të nivelit qendror dhe vendor.

Më duhet t’i komunikoja këto lajme të mira që në fillim të fjalës sime sepse për këtë qeveri, sikundër e ka dëshmuar edhe në momente të vështira e sfidash të forta, vëmendja kryesore janë qytetarët.

Nuk do të mund t’i përkthenim në politika konkrete këto nisma, nëse nuk do të kishim një ekonomi të fortë, të qëndrueshme dhe nëse nuk do të arrinim të ruanim stabilitetin makroekonomik e fiskal”.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit ministri Malaj tha se të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në masën 823.1 miliardë lekë ose sa 29.6% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2025, të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen me rreth 52.9 miliardë lekë më shumë.

“Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë projektuar bazuar në analizën e trendit historik shumëvjeçar të tyre, realizimit të pritshëm në vitin 2025 dhe faktorizimit të të gjithë elementëve që janë: Rritja ekonomike, Indeksi i çmimeve, Politikat e reja dhe ato në zbatim tatimore dhe buxhetore, si dhe të ardhurat shtesë nga miradministrimi, si rrjedhojë e zbatimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Projeksionet e të ardhurave tatimore dhe kontributeve në buxhetin e vitit 2026, parashikojnë që impakti i rritjes nominale të ekonomisë së vendit në të hyrat buxhetore krahasuar me buxhetin e vitit 2025, do të jetë rreth 51,7 miliardë lekë të ardhura shtesë”.

Sipas tij burimet kryesore të rritjes janë rreth 13.6 miliardë lekë nga efektet e politikave të reja tatimore dhe buxhetore propozuar për vitin 2026, rreth 20.9 miliardë lekë të ardhurat shtesë nga rritja ekonomike dhe rreth 12.3 miliardë lekë të ardhura shtesë nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

“Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore. Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja.

Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit.

Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme:

Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth 1.5 miliardë lekë në vit; Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme; Norma e rivlerësimit është 5 % dhe do zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026. Zbatimin e Paqes Fiskale, si një reformë që synon të ndërtojë një marrëdhënie të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, u shpreh Malaj.

Duke folur për investimet publike, ministri i Financave tha se ato do të përfaqësojnë 6.5% të PBB-së.

“Një fokus të veçantë do të ketë edhe te zbatimi i projekteve strategjike të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor ( Groëth Plan) , që do të shndërrojnë Shqipërinë në një nyje të re zhvillimi rajonal.

Për sa i takon sektorëve prioritarë:

Arsimi, në vitin 2026 do përfitojë rreth 89.8 miliardë lekë ose 3.2% te PBB, me nje rritje nominale prej 4.3 miliardë lekë më shumë se viti 2025.

Ndër politikat kryesore mund të përmendim:

  • Tekste shkollore falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë për rreth 220 mijë nxënës;
  • Tekste shkollore falas për rreth 15 mijë nxënës nga shtesa sociale në nevojë në arsimin e mesëm të lartë;
  • Bursa financiare/kuotë ushqimore për 4000 nxënës me nevoja te veçanta;
  • Sigurim shërbim transporti falas për 35,000 nxënës dhe 13,500 mësues;

Për Shëndetësinë parashikohet të shpenzohen rreth 81.2 miliardë lekë ose 2.9% e PBB, duke e rritur financimin për këtë sektor me rreth 4.9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2025. Më konrektisht mund të përmendim:

  • Trajtimi me recetë rimbursimi të barnave për rreth 400 mijë pacientë;
  • Financimi me 1.5 miliardë lekë më shumë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe sigurimin e tyre në të gjithë sistemin spitalor;
  • Financimi i paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike e jopublike përfshirë këtu paketën e re për trajtimin e trombektomisë;
  • Financimi i plotë i njehsimit të vjetërsisë së punonjësve të sistemit shëndetësor me atë të punonjësve të sistemit arsimore dhe nëpunësve të administratës publike;
  • Rikonstruksion i një sërë spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore;
  • 180,000 fëmijë dhe 280,000 qytetarë do të përfitojnë nga mbrojtja nëpërmjet programit kombëtar të vaksinimit.

Mbrojtja Sociale – Do të financohet në masën rreth 257.3 miliardë lekë ose rreth 9.2% e PBB, me një rritje prej 11.6 miliardë lekë krahasuar me buxhetin e vitit 2025.

Disa nga zërat kryesorë janë:

Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 1 miliard lekë;

Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.9 miliardë lekë.

Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekë;

Dhe për Bonusin e Bebeve është parashikuar një fond prej 2.3 miliardë lekë.

Për Bujqësinë shpenzimet buxhetore llogariten në rreth 16,3 miliardë lekë, ku ndër politikat kryesore mund të përmendim, jo vetëm mbështetjen buxhetore, por edhe mbështetjen përmes Garancisë Sovrane që do të vijojë edhe në vitin 2026, kredive të buta dhe kompensimin e TVSH-së për fermerët, etj..

Më konkretisht parashikohet:

-Masa mbështetëse për rreth 15.000 përfitues që operojnë në këtë sektor për periudhën 2026-2028

-30.000 përfitues nga skema e subvencionimit të naftës për bujqësinë për vitin 2026

-300 përfitues nga Skema e investimeve me grant në fermë

-2,6 miliardë lekë për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, nga të cilat 1.1 miliardë lekë mbështetje direkte për bashkitë.

Mbrojta – Parashikohet të përfitojë 2.12% të PBB-së në vitin 2026, si rrjedhojë e angazhimit të vendit tonë me NATO-n për të arritur nivelin e 3.5% të PBB për shpenzime e mbrojtjes deri në vitin 2035. Për këtë sektor alokohen rreth 10.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2025.

Shpenzimet për Infrastrukturën dhe Energjinë do të zënë 2.8% të PBB-së, ku ndër zërat kryesorë mund të përmendim:

-3,522 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitet 2026-2028 në të gjithë territorin;

-Financimin e rrugës Elbasan – Lekaj

-Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës dhe Berat-Ballaban

-Zgjerimi i rrugës Tiranë – Ndroq – Plepa

-Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë

-Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve – Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas;

-Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vore – Hani i Hotit;

-Rinovim i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë;

-Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve;

-Ndërtimi i portit të ri të Durrësit (Porto Romano)

Shpenzimet buxhetore për Drejtësinë dhe Rendin do të zënë 2.1% të PBB-së, ku përfshihen 26.2 miliardë lekë për të siguruar realizimin optimal të veprimtarisë funksionale të institucioneve të sistemit të drejtësisë, si dhe zbatimin e disa projekteve të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës së insitucioneve të rehabilitimit dhe vuajtjes së dënimit.

Në të njëjtën frymë, buxheti vendor 2026 parashikon rreth 97.7 miliardë lekë, me një rritje prej 9% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është dëshmi se decentralizimi është realitet dhe jo retorikë.

Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar për çdo bashki parashikohet të ketë një rritje mesatare prej rreth 6.5%, ndërsa për qarqet, rritja mesatare pritet të jetë rreth 4.1%, krahasuar me vitin paraardhës. Krahasuar me vitin 2025, kjo transfertë është rritur me 1.6 miliardë lekë, ose 6% më shumë, ndërsa në raport me vitin 2015, është 15.5 miliardë lekë më e lartë, duke u dyfishuar në vlerë.

Rritja e transfertës së pakushtëzuar dhe grantet e performancës për bashkitë janë mjete të drejtpërdrejta në dobi të mirëqeverisjes lokale, si dhe për të nxitur efikasitetin e zbatimit të projekteve”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Para

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Para
Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
08:00 | 06/11/2025
0

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:58 | 06/11/2025
0

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

nga Fast News
07:53 | 06/11/2025
0

Recent News

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

09:00 | 06/11/2025
8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

08:00 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar