• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

EAGLE-porta e re digjitale që lidh Evropën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën

nga Fast News
14 minutes më parë
në Ekonomi
0
Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
  • Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, grupi 4iG nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët me Komisionin Evropian dhe GÉANT, organizatën jofitimprurëse pan-evropiane që operon dhe ndërlidh rrjetet e kërkimit dhe arsimit të Evropës.
  • Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre për iniciativat rajonale të zhvillimit të infrastrukturës digjitale të Grupit 4iG në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në projektin e kabllit të të dhënave nënujore EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, si dhe në zhvillimin e një rrjeti digjital tokësor rajonal plotësues.
  • Investimi do të ofrojë një sistem nënujor prej 2,000 kilometrash me pika ndalese në Shqipëri, Egjipt dhe Itali, i cili, kur të lidhet me rrjetin rajonal tokësor të Grupit 4iG, do të krijojë një korridor digjital më të shpejtë , të shkallëzueshëm dhe të sigurt që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave evropiane dhe ndërkontinentale.
  • Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm në zbatimin e një prej projekteve më të rëndësishme rajonale të infrastrukturës digjitale të Evropës. Me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe GÉANT, projekti ‘EAGLE’ ka fituar njohje strategjike brenda BE-së, duke përforcuar rëndësinë e saj dhe duke dërguar një sinjal të qartë besimi te palët e interesuara të industrisë.
  • Investimet e Grupit 4iG kontribuojnë në zbatimin e Strategjisë së Dekadës Digjitale të BE-së për vitin 2030 dhe Strategjinë Globale Evropiane.

 

Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur në Tiranë, Komisioni Evropian dhe Grupi 4iG nënshkruan deklaratën e përbashkët, përmes së cilën konfirmuan angazhimin e tyre për të avancuar infrastrukturën digjitale të sigurt dhe me kapacitet të lartë dhe për të forcuar lidhjen e vendeve të BE-së në  rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për investimin në kabllon e të dhënave nënujore  EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, së bashku me zhvillimin e rrjetit digjital tokësor rajonal të lidhur dhe të sapo prezantuar. Së bashku, këto dy investime do të krijojnë një korridor të ri digjiital që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave të Evropës, duke siguruar lidhje të sigurt, me kapacitet të lartë dhe me vonesë të ulët.

“Tre vjet më parë, kur Grupi 4iG mbërriti në Shqipëri, motoja jonë, aktuale edhe sot ishte: po ndërtojmë ura.”– tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG. “EAGLE është një nga iniciativat më të rëndësishme, që afron kapacitetin ndërkombëtar të të dhënave më pranë tregjeve lokale dhe lidh qendrat e të dhënave, shërbimet cloud dhe ekosistemet më të gjera digjitale në Afrikë, Lindjen e Mesme, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian dhe e GÉANT është një tregues i qartë se këto projekte përbëjnë investime strategjike për Bashkimin Evropian, duke fuqizuar gjithashtu rolin e Ballkanit Perëndimor në formësimin e të ardhmes digjitale të kontinentit.”

 

Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjinë Lindore e Komisionit Evropian (DG ENEST) mirëpriti iniciativën ‘EAGLE’ si një projekt kryesor, i harmonizuar me objektivat e Dekadës Digjitale 2030 të BE-së, Strategjinë Global Gateway dhe Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor të BE-së. Rrjeti tokësor i planifikuar do të përmirësojë cilësinë e lidhjes, do të ulë kostot, do të fuqizojë rrjetet e kërkimit dhe edukimit dhe do të sigurojë bazën për inovacionin, përdorimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e ekosistemit të start-up-eve në rajon. Zbatimi i projektit do të jetë plotësisht në përputhje me EU 5G Cybersecurity Toolbox, duke garantuar sigurinë dhe reziliencën e rrjeteve digjitale në Ballkanin Perëndimor.

‘EAGLE’ është një sistem pionier lidhjeje nënujore dhe tokësor që do të krijojë një portë digjitale të re, duke lidhur Europën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe kontinentin afrikan. Si një hap strategjik në integrimin digjital rajonal dhe ndërkontinental, projekti po zhvillohet në bashkëpunim nga Grupi 4iG dhe Telecom Egypt. Sistemi do të ofrojë një rrugë të dhënash me kapacitet të lartë dhe vonesë të ulët mbi Mesdhe, duke hyrë në Evropë përmes Shqipërisë dhe Italisë dhe duke vazhduar përmes një rrjeti të ri optik tokësor në Ballkanin Perëndimor për të arritur qendrat kryesore të të dhënave evropiane, duke përfshirë Sofjen, Vjenën dhe Frankfurtin.

Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më pak të lidhura në Evropë, me infrastrukturë të kufizuar ndërkufitare. Përmes projektit EAGLE, Grupi 4iG synon të hapë mundësi të reja për bizneset, akademinë dhe sektorin publik, duke mbështetur objektivat e BE-së për përfshirje digjitale dhe reziliencë ekonomike.

Sistemi nënujor, i gjatë 2,000 km, pritet të hyjë në funksion deri në vitin 2028, duke ofruar rrugë alternative dhe diversitet të rrjetit për të rritur reziliencën dhe për të fuqizuar sovranitetin digjital të Evropës.

 

Rreth projektit ‘EAGLE’          
Projekti EAGLE (Egypt–Albania Gateway Link to Europe) synon të krijojë një lidhje të re nën-detare ndërkontinentale midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke ofruar një korridor digjital me kapacitet të lartë që kanalizon trafikun e të dhënave nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Ballkani Perëndimor drejt qendrave kryesore evropiane, përfshirë Frankfurtin dhe Vjenën. Iniciativa përfaqëson një rrugë të re për infrastrukturën digjitale evropiane, duke reduktuar vonesën dhe diversifikuar rrugët ekzistuese të Mesdheut.

Në shkurt 2024, 4iG dhe Telecom Egypt nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Budapest për të vendosur kornizën komerciale dhe teknike të projektit. Gjithashtu në shkurt 2024, 4iG arriti një marrëveshje paraprake me qeverinë shqiptare në Tiranë, e cila konfirmoi mbështetjen e saj për zhvillimin. Projekti ndodhet aktualisht në fazën përgatitore, ku po zhvillohen studime të detajuara teknike, rregullatore dhe mjedisore.

Do të formohet një kompani e përbashkët projekti për të zbatuar dhe operuar sistemin në një model me qasje të hapur, duke garantuar akses të drejtë , pa dallime për të gjithë pjesëmarrësit e tregut. Kablli nëndetar i planifikuar do të lidhet kryesisht me Egjiptin, Shqipërinë dhe Italinë, me degë opsionale drejt Libisë dhe Greqisë, duke përmirësuar ndërkonektivitetin rajonal dhe diversitetin e rrugëve.

Përmes ndalesës në Shqipëri, sistemi EAGLE do të ofrojë një rrugë më të shkurtër dhe më rezistente drejt qendrave kryesore të të dhënave evropiane në Frankfurt, Vjenë, Budapest dhe Sofje. Investime plotësuese, duke përfshirë qendra rajonale të të dhënave dhe rrjete tokësore fibrash optike, gjithashtu po konsiderohen për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e sistemit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Para

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Para
Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Zhvlerësimi i euros/ Guvernatori: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë 2024-ës, vijojmë me ritme të ngjashme edhe këtë vit

Zhvlerësimi i euros/ Guvernatori: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë 2024-ës, vijojmë me ritme të ngjashme edhe këtë vit

nga Fast News
16:48 | 13/10/2025
0

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

nga Fast News
16:39 | 13/10/2025
0

Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

Komisioni Evropian mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

nga Fast News
16:34 | 13/10/2025
0

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

nga Fast News
12:50 | 12/10/2025
0

Recent News

Zhvlerësimi i euros/ Guvernatori: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë 2024-ës, vijojmë me ritme të ngjashme edhe këtë vit

Zhvlerësimi i euros/ Guvernatori: Tërhoqëm 914 milionë euro nga tregu gjatë 2024-ës, vijojmë me ritme të ngjashme edhe këtë vit

16:48 | 13/10/2025
Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

16:39 | 13/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar