• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

nga Fast News
2 hours më parë
në Ekonomi
0
Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj”. Drafti parashikon krijimin e një rezerve karburantesh sa për 90 ditë konsum në rast nevojash, i cili pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit minimalisht 520 milionë euro nëse i ndërton depozitat ose rreth 300 milionë euro me qira.

“Shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë qe duhen te mbahen në Republikën e Shqipërisë ka si target te paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe. Rezervat e sigurisë për të arritur targetin do krijohen gradualisht dhe në mënyrë proporcionale në baze të Planit të Veprimit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave”, theksohet në relacionin që shoqëron projektligjin.

Konkretisht për një rezervë 90 ditë që do i shërbejë popullatës në rast krizash, duhen minimalisht sipas ekspertëve të tregut 270-300 mijë ton karburantë, të cilat me vlerën e tregut aktual kushton 300 mln $ ose thënë ndryshe 260 mln euro.

Por kjo është vetëm kostoja e produktit. Për ruajtjen e tij ka një sërë kostosh të tjera që nga marrja me qira e depozitave të cilat sipas ekspertëve nuk ka në dispozicion për kapacitete të tilla, por nëse do të kishte kanë një vlerë prej 10 euro/ton në muaj ose për një kapacitet 300 mijë ton arrin në 3 milionë euro në muaj ose 36 milionë euro në vit.

Nëse kjo faturë do të përllogaritej me këto shpenzime pa përfshirë edhe kostot për paga, punonjësit apo energjinë elektrike do të arrinte deri në 300 mln euro.

Nëse qeveria do të krijojë vet depozitat do ti kushtojnë rreth 300 mln $ ose 260 mln euro. Të cilat në total e çojnë faturën në 520 mln euro pa përfshirë kostot e tjera të mirëmbajtjes apo edhe të punonjësve.

Për të paguar një faturë kaq të shtrenjtë projektligji parashikon disa burime financimi si kredi apo buxheti i shtetit si edhe një tjetër tarifë që do ti shtohet xhepave të qytetarëve.

“Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se akcizës”, theksohet në relacion.

Kjo do të bëj që përveçse rreth 6 taksave dhe tarifave vendore që qytetarët paguajnë për karburantet si akciza, taksa e qarkullimit, karbonit, skanimit etj të shtohet edhe kjo tarifë që ende nuk dihet sesa do të jetë por do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Etiketa: aktualitet
Pas

OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

Para

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

Para
2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

nga Fast News
11:00 | 10/10/2025
0

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

nga Fast News
10:00 | 10/10/2025
0

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

Ligji i ri për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash. A do të paguajmë më shumë?

nga Fast News
09:30 | 10/10/2025
0

OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

nga Fast News
09:22 | 10/10/2025
0

Recent News

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

Reuters: Analizë mbi mbrojtjen e lumit Vjosa nga UNESCO, shprehen shqetësimet e ambientalistëve shqiptarë

11:00 | 10/10/2025
2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

10:00 | 10/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar