• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone

nga Fast News
46 minutes më parë
në Teknologji
0
Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Tendencat në botën digjitale ndryshojnë me një shpejtësi të madhe, duke reflektuar risitë më të fundit të teknologjisë, zhvillimet e tregut global dhe aplikacionet që njerëzit përdorin çdo ditë. Të dhënat mbi shkarkimet dhe përdorimin e programeve janë një tregues i qartë se si kalojmë kohën tonë gjatë lundrimit në internet dhe çfarë preferencash teknologjike po formësojnë jetën tonë të përditshme.

Sipas statistikave të publikuara nga App Figures, qytetarët shqiptarë gjatë muajit shtator kanë treguar prirje të qarta drejt aplikacioneve të inteligjencës artificiale, lojërave dhe platformave praktike të shërbimeve online.

Tek përdoruesit e Android, aplikacioni më i shkarkuar është ChatGPT, i cili ka fituar popullaritet falë funksioneve të shumta. Ky fakt tregon se përdoruesit shqiptarë janë gjithnjë e më të prirur të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të lehtësuar punën e tyre të përditshme.

Në vend të dytë qëndron platforma e blerjeve online TEMU, e cila po njeh një rritje të shpejtë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën. Roblox, një nga lojërat më të njohura ndërkombëtarisht, mban vendin e tretë, duke reflektuar faktin se gjeneratat e reja në Shqipëri janë pjesë e një trendi global të argëtimit virtual. Në listën e Top 10 nuk mungon as aplikacioni e-Albania, i cili dëshmon për rritjen e ndjeshme të përdorimit të shërbimeve publike elektronike përmes telefonave inteligjentë.

Panorama ndryshon disi tek përdoruesit e App Store, ku në vend të parë renditet Google Gemini, inteligjenca artificiale më e avancuar e platformës Google. Ky aplikacion po fiton gjithnjë e më shumë përdorues dhe tregon se inteligjenca artificiale nuk kufizohet vetëm në një program, por po shfaqet me alternativa të ndryshme që përdoruesit zgjedhin sipas nevojave. Pas tij, në vendin e dytë qëndron ChatGPT, ndërsa në vendin e tretë renditet Kuleta Digjitale, një aplikacion i cili gjithashtu ka tërhequr interes në tregun shqiptar. TEMU dhe Wolt, aplikacioni i njohur për dërgesa ushqimore, plotësojnë pesëshen e parë të renditjes,

Nga ana tjetër, rrjetet sociale si Facebook, Instagram vazhdojnë të mbeten mes aplikacioneve më të shkarkuara, por nuk kryesojnë listën, pasi ato nuk përbëjnë më një risi. Shumica e përdoruesve i kanë prej kohësh në telefonat e tyre dhe i përdorin si pjesë të pandarë të jetës së përditshme./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur

Para

Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

Para
Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

nga Fast News
11:20 | 27/09/2025
0

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone

nga Fast News
10:41 | 27/09/2025
0

10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur

10 profesionet ku punonjësit janë më të lumtur

nga Fast News
10:36 | 27/09/2025
0

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

Akademik, Prof. Anastas Angjeli: Lufta ekonomike, ekonomia e luftës dhe ekonomia e paqes

nga ro ot
17:53 | 26/09/2025
0

Recent News

Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

Ngrohja globale, një studim shkencor përmbys gjithçka: Po vjen një epokë akullnajash

11:20 | 27/09/2025
Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone

Shqiptarët, të fiksuar pas inteligjencës artificiale? Nga Chat GPT, te Google Gemini. Ja çfarë shkarkuan më shumë në smartphone

10:41 | 27/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar