Vrasja e shqiptarit në Greqi ditën e djeshme vijon të jetë një temë e fortë në mediet helene. Nga kjo ngjarje e rëndë sot janë bërë me dije të tjera detaje domethënëse.
Siç bën të ditur televizioni grek Star, ngjarja ka ndodhur në një pyll pranë shtëpisë së shqiptarit 33-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
Gazetarët e televizionit grek, kanë bërë të ditur se dyshimet e policisë për vrasjen kanë të bëjnë me pazare të prishura që kanë çuar në pas në ekzekutimin e shqiptarit. Ai është qëlluar nga afër, duket se nga personi me të cilin ka pasur takim.
Mjekët ligjorë kanë bërë të ditur se shqiptari është qëlluar me dy plumba në shpinë dhe në këmbë. Ai është dërguar në spital, por kishte humbur jetën.
Përtej këtyre detajeve të ofruara në lidhje me mënyrën e ekzekutimit të shqiptarit, policia greke ende nuk ka dalë në një konkluzion në lidhje me motivin e vrasjes së tij.