I qethën flokët që të mos dilte më nga shtëpia. Me flokët e qethur dhe me shenja të shumta në krahë, një 13-vjeçare në Tiranë ka alarmuar policinë dhe prokurorinë me rrëfimin e saj. Për shkak të moshës së të miturës, Gazeta Si nuk mund t’i shkruajë gjeneralitetet e asnjërit prej personazheve që përmenden në dosjen hetimore, e cila ka aktivizuar policë e prokurorë për disa javë rresht.
“Më zgjuan nga gjumi në mesnatë, gjyshi ishte me një palë gërshërë, mamaja me një rrip pantallonash dhe babai priste në derë”, kështu e nisi kallzimin e saj vajza, e cila ka denoncuar njerëzit më të dashur të familjes. I moshuari së bashku me të bijën dhe dhëndrin janë nën hetim për akuzën e keqtrajtimit dhe dhunës në familje ndaj 13-vjeçares, e cila këmbëngul se skena që ka kaluar është e tillë si në vendet e Lindjes, sipas skenave të dhunës të ekranizuara edhe në filma. Gjithçka ka nisur në familjen H, në kryeqytet, pas “arratisjeve” të shpeshta të 13-vjeçares. Largimet më të fundit të adoleshentes kanë ndodhur përkatësisht në datën 4 maj 2019 dhe një largim I dytë në mes të të njëjtit muaj. Pas largimit të dytë pa asnjë adresë, gjyshi dhe prindërit e saj e kanë lidhur, i kanë prerë flokët e gjatë brune dhe e kanë detyruar të shkruajë një letër false. Sapo është kthyer në shtëpi, vajza është pyetur për adresën dhe se ku kishte qenë natën e kaluar. Por, ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ajo është ngjitur në shtëpinë private për të fjetur e madje ka dëgjuar edhe debatet mes gjyshit, i cili akuzonte të bijën se nuk kishte ditur ta edukonte të bijën nga njëra anë e gjithashtu edhe dhëndrin. Nën zhurmën e grindjet e tre të rriturve të miturën e ka zënë gjumi.
“Ndjeva të shkundnin, hapa sytë e trembur. Gjyshi ishte në këmbë. Mamaja ishte në dhomë. Babai ishte afër saj. Gjyshi i tha mamit mbaje, i bëri me kokë edhe babit duke nënkuptuar të njëjtën gjë. Desha të dal nga dhoma, por mami më kapi dhe më shtriu. Më lidhi duart me rripin e pantallonave dhe më mbanin të dy fort. Ndërkohë gjyshi më qethte flokët. M’i qethi të gjithë dhe pasi më rrahën, më kërkuan të tregoja emrat me të cilët kisha dalë për t’u argëtuar. Si fillim nuk tregova, por pastaj gjatë gjithë natës ata më mbanin zgjuar dhe këmbëngulnin, trego ku ishe, me kë ishe. U dorëzova”. E mitura ka shtuar më tej se pasi ka treguar emrat e bashkëmoshatarëve të saj me të cilët e kishte gdhirë në një lokal, është gjendur nën një tjetër skenë të papritur.
“Gjyshi më solli një fletë të bardhë dhe një stilolaps, më tha shkruaj që ata të kanë përdhunuar. Shkruaj emrat cili prej tyre të ka përdhunuar. Më godisnin dhe ndaj hodha në letër emrat e tyre sikur shokët e mi kishin bërë vepra të turpshme”. Në përfundim të kësaj dhune gjyshi dhe prindërit e saj e kanë lënë të lidhur dhe kanë fikur dritën. Të nesërmen, asaj i është hapur dera dhe është lënë e lirë në shtëpi, por për shkak të flokëve të qethur, 13-vjeçarja nuk ka dalë as në oborrin e shtëpisë. “Qava gjithë ditën dhe nuk i fola asnjërit prej tyre, as ata nuk më flisnin, shpreheshin të shqetësuar për mua dhe sit ë më vinin nën kontroll, pastaj e vendosa dhe erdha në polici”.
Policia
Kur vajza u paraqit para zyrës së informacionit, në fakt agjentët kishin qenë më herët të vënë në dijeni për shqetësimin e prindërve të saj, të cilët në të dyja rastet kur ajo ishte larguar nga banesa kishin kërkuar ndihmë. Ata madje dispononin edhe foto të ditëve të fundit të saj, në të cilën shfaqej me flokët e gjatë. Sapo kanë dëgjuar versionin e të miturës, ata kanë kërkuar me urgjencë një psikologe, dhe në fund kanë mbajtur shënim gjithçka tregoi 13-vjeçarja. Rrëfimi i saj është pasuar me verifikime policore, duke kontrolluar edhe vendet që e mitura ka frekuentuar teksa shijonte “arratinë njënatëshe” larg shtëpisë. Janë marrë gjithashtu dëshmitë e shokëve të saj, si edhe janë marrë në pyetje prindërit dhe gjyshi. Të tre ata janë vendosur nën akuzë për keqtrajtim të mituri, ndërkohë që e mitura nuk ka pranuar të strehohet në një qendër.
Psikologu
Njëri nga psikologët që ka marrë pjesë në seancat e historisë së rrallë, ku një i mitur del kundër familjes e përshkroi vajzën me shenjat e adoleshentëve rebelë dhe që shpesh largohen nga shtëpia, si një mënyrë për të treguar pakënaqësinë ndaj familjes dhe si një mënyrë për të eksploruar të panjohurën. Gjyshi, i cili nuk i pranon dot sjelljet e vajzës, këmbëngul se nuk mund ta pranojë dot një model të tillë sjelljeje në shtëpinë e tij, pasi siç ka shtuar, mbesa rrezikon të përfundojë viktimë e ndonjë abuzuesi në rast se vazhdon të ikë nga shtëpia, jo vetëm pa adresë, por edhe me meshkuj të panjohur. Të njëjtën ndihmë kanë kërkuar edhe prindërit, të cilët veç hallit që nuk dinë si të komunikojnë me një adoleshent, kanë edhe një problem tjetër po aq të madh. Përballjen me drejtësinë nën akuzën e keqtrajtimit fizik dhe psikologjik të një të mituri, një akuzë që i vendos të tre të rriturit nën rrezikun e dënimit sipas parashikimit ligjor nga tre muaj deri në dy vjet.
Rasti 2
Por, Policia e Tiranës tregon se arratisjet e adoleshentëve janë të përditshme. Kryesisht më rebele janë vajzat. Adoleshentët fikin telefonat e tyre dhe ikin pa asnjë adresë. Siç ka rezultuar më pas, ndonjëri prej tyre ka ikur me partnerin, por ka edhe raste kur arratisen te të afërm të shoqeve pas një debati banal në shtëpi, apo edhe në hotel siç ishte rasti E së bashku me të motrën binjake që u larguan nga shtëpia e tyre pranë Freskut dhe për dy net fjetën në një hotel sepse një liri të tillë e kishin parë në televizor. Por në kulmin e këtij trendi, më alarmuesi ka qenë ai i largimit të dy të miturave në fund të muajit prill. Vajzat janë rritur që foshnjë në shtëpinë Zyber Hallulli. Në një moment ato dolën nga shkolla dhe nuk u kthyen në konvikt. Për shkak të moshës së mitur, kujdestarja ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka kryer kërkime disa orë rresht dhe pa rezultat. Janë pyetur edhe shoqet e tyre. Në fund një ditë më vonë ato u rikthyen, por mungesa e tyre nuk kaloi me indiferencë. Ato u pyetën nga psikologë dhe oficerë policie dhe përgjigjja e tyre ishte befasuese “festuam me redbullë, bëmë xhiro me motora dhe ishte qejf, ishim pa rregulla”. Pasi u janë kërkuar emrat e shoqëruesve, policia ka pyetur edhe dy djemtë, por ç’është më e rëndësishmja, në çdo arratisje të këtyre vajzave, të gjitha ato pyeten “çfarë keni bërë tjetër”. Kjo pyetje bëhet për të kuptuar nëse kanë patur apo jo raport seksual në këtë arrati sfiduese. Burimi: Gazeta Si