• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
4 months më parë
në Finance
0
Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e pagave ka shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të këtij viti. Instituti i Statistikave raporton se në këtë periudhë paga mesatare në ekonomi arriti në 83,906 lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 11.7% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Edhe kundrejt tremujorit të parë të këtij viti, paga mesatare u rrit megjithëse me një ritëm më modest.

Megjithatë, kjo rritje nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjithë sektorët e ekonomisë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikimi, kanë vazhduar të jenë fushat më të paguara, duke reflektuar kërkesën e lartë dhe të vazhdueshme në tregun e punës.

Për këtë tremujor, administrata publike, e ndjekur nga sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale, shënuan rritjen më të madhe të pagave, me 16.9%. Krahasuar me një vit më parë, rritja më e lartë u regjistrua tek Forcat e Armatosura dhe tek specialistët me arsim të lartë, me 23.2% dhe 13.6% .

Ndërkohë, rritja më e ulët ishte tek profesionet menaxheriale, ligjvënëse dhe drejtore ekzekutive, me 8.8%, gjë që është e pritshme pasi këto profesione tradicionalisht kanë paga të larta dhe rritja e tyre është disi e kufizuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë se profesionet me paga mesatare më të larta vazhdojnë të jenë për pozicionet e ligjvënësve, drejtorëve ekzekutivë dhe specialistëve me arsim të lartë. Një tjetër aspekt interesant lidhet me pagat minimale; sipas Institutit të Statistikave, gjatë kësaj periudhe u vërejt një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e atyre me paga më të larta. Shpërndarja aktuale e pagave është më e balancuar dhe e përqendruar tek kategoritë mesatare dhe të larta të pagës.

Etiketa: aktualitet
Pas

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Para

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Para
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

nga Fast News
11:20 | 21/01/2026
0

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

nga Fast News
11:16 | 21/01/2026
0

Raporti i KE: Vrulli ekonomik i Shqipërisë po bie, papunësia u rrit lehtë, konsumi u ngadalësua

Raporti i KE: Vrulli ekonomik i Shqipërisë po bie, papunësia u rrit lehtë, konsumi u ngadalësua

nga Fast News
16:45 | 20/01/2026
0

Deklarata e ministrit të Financave: Llogaria për pensionistët në BSH nis me 150 mln euro

Deklarata e ministrit të Financave: Llogaria për pensionistët në BSH nis me 150 mln euro

nga Fast News
16:28 | 20/01/2026
0

Recent News

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

11:20 | 21/01/2026
Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

Taksat vendore 2026, Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat në e-Albania

11:16 | 21/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar