Është bërë e rëndë ngjarja e ndodhur në Kanionin e Holtës, ku një grup turistësh humbën, duke u bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit që nuk ishin të parashikuara.
Një turiste shqiptare 25 vjeç me inicalet E.S është gjetur e pajetë. Trupi i saj u gjet i vdekur në dalje të kanionit, teksa ishte marrë nga rryma e ujit.
Sakaq prej disa orësh, forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.