• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

Nga regjistrimi live tek publikimi online – si po transformohet industria muzikore shqiptare me shembullin e “Muzikantit 2.0”.

nga Fast News
18 minutes më parë
në Teknologji
0
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Koncepti i “muzikantit 2.0” i cili, është bërë i përdorshëm shpesh në rrethet a muzikantëve të rinj, i referohet një artisti muzikor që shfrytëzon plotësisht teknologjitë e reja digjitale dhe botën online për të menaxhuar karrierën e tij, në mënyrë të pavarur dhe të drejtpërdrejtë, pa kaluar domosdoshmërisht përmes ndërmjetësve tradicionalë të industrisë muzikore, ka filluar të hyjë në një mënyrë thuajse të pazhurmë edhe në kontekstin e jetës së një artisti shqiptar, i cili mendon të ndërmarrë diçka më stimuluese dhe sfiduese për të ardhmen e vet, duke promovuar muzikën e tij në mënyra inovative dhe më fitimprurëse sesa vetë metodat tradicionale të industrisë muzikore.

Për ta strukturuar këtë koncept në një kontekst të industrisë muzikore dhe bazave e një biznesi në fushën e muzikës, Qendra Miqtë e Muzikës, së bashkë me Rhymer’s Club Italia dhe Accademia Musicale Rossini, me mbështetjen e Programit IPA Interreg South Adriatic, organizuan një workshop pranë dhe në bashkëpunim me Qendrën për Inovacion pranë Muzeut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Bërzhitë me titull “Bazat e një biznesi në fushën e Muzikës” në kuadër të projektit “të forcojmë shprehitë e industrisë muzikore për të rritur përshtatshmërinë dhe rezistencën në ekosistemet e muzikës në distancë”.





Në qershor të 2025, në një mjedis frymëzues dhe tërheqës, me pjesëmarrjen e të dërguarve nga partnerët italianë, Gianluca D’Agruma, Giacomo Lombardi, të Drejtorit të Qendrës së Inovacionit të Muzeut të Armëve Bërzhitë, të Drejtoreshës së Liceut Artistik “Jordan Misja” të Drejtorit të QKMBMMFA, të Koordinatores së OSFA, të anëtarëve të Qendrës Miqtë e Muzikës, si dhe mbi 40 të rinj artistë, u mbajt ky event, i cili, në vijim të një trajnimi 5 ditor në Itali, tentoi dhe realizoi me sukses një model të ngritjes së një biznesi në fushën e muzikës të muzikantit 2.0.

Faza e parë e punës së këtij workshopi përmblodhi informacione, detaje dhe logjikën e nisjes së një biznesi në industrinë muzikore, në kushtet e mundësive të reja për artet përmes përdorimit të teknologjive digjitale e inovative nga ekspertët Z. Lorenc Cala, Znj. Etleva Kolnikaj, Z. Gianluca D’Agruma, Z. Domenico Lombardi dhe drejtuesi i Qendrës Miqtë e Muzikës, që nga strukturimi ligjor i një biznesi në fushën e muzikës, (Organizatë Jo Fitimprurëse dhe/ose Person Fizik), detyrimet ligjore për njohjen zyrtare të njësisë së themeluar dhe dokumentet ligjore, detyrimet në lidhje me raportimin financiar dhe pagesën e detyrimeve dhe taksave respektive.

Po ashtu, një hapësirë e nevojshme iu dha dëshmisë së Klea Kasemi, e cila përvec se mori pjesë në trajnimin 5 ditor në Itali solli përvojën e saj personale si Koordinatore pranë OSFA Tiranë si dhe të përdorimit të elementëve të teknologjive të reja, pajisjeve të nevojshme për këto aktivitete, si dhe ndërkohë, shpjegoi bindshëm përvojat e saj të përdorimit të teknologjisë dhe pajisjeve respektive, që nga marrja e sinjalit audio apo edhe video, si dhe dokumentimit të tyre në formate digjitale si dhe hedhjes së tyre në rrjet, si në web ashtu edhe në rrjete sociale.

Për ta demonstruar sa më mirë edhe gjithë procesin e dokumentimit të produktit artistik që një “muzikant 2.0” duhet të zotërojë, me ndihmën e ekspertëve u trajtuan module të një trajnimi praktik për struktura biznesi të vogla apo të mesëm të fushës së muzikës nga Walter Folliero, Pjetër Guralumi dhe Domenico Lombardi.
U realizua gjithashtu punë në grupe si dhe një simulim përfundimtar i përgatitjes së 2 tipeve të produksionit muzikor për t’u hedhur në treg ndërkohë që regjistrohej live audio video, për t’u edituar dhe ngarkuar në rrjete sociale një format digjital i një videoje, e cila nga ana tjetër, në fund të ditës së ëorkshopit ishte prova më e qartë dhe më domethënëse se si do të mund të vepronte një “muzikant 2.0” në këto kohë transformimesh të fuqishme që po jetojmë.

Etiketa: Muzike
Pas

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar