• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

nga Fast News
4 months më parë
në Bota
0
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të filialit italian Meta. Hetimi po bëhet në “bashkëpunim të ngushtë” me autoritetet përkatëse të Bashkimit Europian.

Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë shprehimisht miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së aplikacionit të inteligjencës artificiale “Meta AI” me Whatsapp-in koncerni i SHBA-së i orienton klientët në drejtim të ofertave të veta, kritikon Autoriteti italian i Antitrustit. Kjo mund të pengojë konkurrencën, sepse përdoruesit janë të detyruar të instalojnë dy aplikacione të IA në aparatet e tyre, në rast se nuk duan ta përdorin “Meta AI”.

Sipërmarrja, së cilës i përkasin rrjeti online Facebook dhe Instagrami, në të kundërt thekson dobinë e ndërlidhjes së aplikacioneve. “Aksesi falas në funksionet tona të IA-së u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin IA në një vend, që e njohin, tek i cili kanë besim dhe e kuptojnë.”

Nëse akuzat nga Italia kundër Meta-s konfirmohen, kjo do të ishte një goditje e fortë ekonomike për koncernin Facebook. Në rast shkeljeje të rregullave europiane të konkurrencës kërcënojnë gjoba me deri në dhjetë për qind të xhiros vjetore mbarëbotërore.

Ditët e fundit ndërmjet BE-së dhe Meta-s ka pasur edhe një përplasje për një temë tjetër. Koncerni amë Facebook njoftoi, se nga tetori nuk do të lejojë më në platformat e veta njoftime dhe reklama politike në Bashkimin Europian.



Arsyeja është se rregullorja e BE-së “nuk mund të zbatohet në praktikë”. Një zëdhënës i sipërmarrjes u ankua, se udhëzimet e BE-së krijojnë “pasiguri ligjore”. Fakt është, se kreu i Meta-s Mark Zuckerberg është mjaft kritik ndaj rregullave të BE-së. Në fillim të vitit ai e akuzoi Brukselin për “censurë”./DW/

Etiketa: aktualitet
Pas

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Para

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Para
Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

nga Fast News
15:05 | 12/12/2025
0

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

nga Fast News
14:48 | 12/12/2025
0

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

nga Fast News
10:30 | 12/12/2025
0

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Recent News

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

15:05 | 12/12/2025
Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

14:48 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar