Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj rënia e temperaturave do të vijojë gjatë gjithë javës.
“Do të kemi minimum prej 10 gradësh dhe maksimumi jo më shumë se 34 gradë”.
Meteorologia paralajmëroi gjithashtu se vonë në mbrëmje dhe ditën e nesërme d të ketë reshje dhe pjesërisht rrebeshe afatshkurtra.
“Vonë në mbrëmje presim reshjet e para dhe gjatë natës rrebeshe afatshkurta dhe nesër në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet fillimisht do të jenë në veriperëndim dhe në gjithë shtrirje perëndimore deri në Fier e Vlorë, veriperëndimi dhe perëndimi dhe pjesërisht qarku i Tiranës. Juglindja deri në mesnatë do të mbetet pa shi”.
Sipas meteorologes termometri do të vijojë gjatë gjithë javës të shënojë rënie.
Po kështu edhe rajoni i Ballkanit do të jetë i freskët dhe me rrebeshe, kryesisht në brigjet perëndimore./A2 CNN