• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndryshon “era” tek tregtia, rriten eksportet dhe bien importet

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Ndryshon “era” tek tregtia, rriten eksportet dhe bien importet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shqipëria përmirëson situatën në tregtinë e jashtme. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në pjesën e parë të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 203 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliardë lekë, duke u ulur me 2%, krahasuar me një vit më parë. “Deficiti tregtar arriti vlerën 228 miliardë lekë, duke u ulur me 5.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024”, thekson INSTAT.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

INSTAT konstaton se gjatë pjesës së parë të këtij viti, grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8.6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1.2 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6.1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0.6 pikë përqindje, etj.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve

Përsa i përket importeve, grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të tyre janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1.8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1 pikë përqindje,etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0.5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0.4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0.2 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Gjatë pjesës së parë të këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (72.5 %), Greqia (8.6 %) dhe Gjermania (10.3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (10.7 %) dhe Maqedonia e Veriut (29.8 %).

Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2.5 %), Turqia (18.3 %) dhe Gjermania (4.7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (25.2 %), Greqia (2.4 %) dhe Spanja (9.9 %).

Etiketa: aktualitet
Pas

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Para

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Para
Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

nga Fast News
09:30 | 24/09/2025
0

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

nga Fast News
09:00 | 24/09/2025
0

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

nga Fast News
08:30 | 24/09/2025
0

Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

Turizmi po nxit sërish aktivitetin e preferuar të shqiptarëve, mbi 2 mijë bar-kafe u hapën në 2024

nga Fast News
08:28 | 24/09/2025
0

Recent News

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

09:30 | 24/09/2025
Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?

09:00 | 24/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar