Një grup shkencëtarësh japonezë ka thyer rekordin botëror për shpejtësinë e internetit, duke arritur një shifër marramendëse: 1,02 petabit për sekondë. Me këtë shpejtësi, mund të shkarkosh të gjithë përmbajtjen e Netflix-it në vetëm 16 sekonda, ose të lexosh gjithë Ëikipedia-n në një sekondë!
Kjo arritje u bë e mundur falë një kablloje të re me fibër optike, e cila përdor teknologji të veçantë që ndan dritën në 19 kanale të ndryshme brenda të njëjtës linjë. Kjo do të thotë më shumë të dhëna në më pak kohë.
Shkencëtarët e arritën këtë rezultat në një distancë prej 1,808 kilometrash, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej që nga viti 2021.
Ky përparim nuk është thjesht një rekord, por një pasqyrë e së ardhmes – një botë ku mund të shohim video në cilësi të jashtëzakonshme, të përdorim inteligjencë artificiale të avancuar, të përjetojmë realitet virtual të gjallë, dhe madje edhe holograme, të gjitha në kohë reale.
Me shpejtësi të tilla, bota dixhitale do të ndryshojë më shpejt se kurrë më parë!