Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe pamje nga lumi Buna. Sipas kreut të qeverisë, pas shumë vitesh ky lumë rrjedh i lirë.
“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.