• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
3 hours më parë
në Ekonomi
0
Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretin vit radhazi, One Albania është certifikuar nga kompania Omnitele, këtë vit si ofruesi me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në Shqipëri. Raporti tregon se One Albania ka rrjetin më të madh dhe më modern në vend.

Omnitele, një kompani finlandeze e njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e gjerë në krahasimin e rrjeteve celulare dhe matjet në terren, në raportin e saj të fundit  ka bërë publike në muajin korrik 2025, rezultatet për rrjetin mobile për Shqipërinë.

Matjet e krahasimore u kryen nga Omnitele në Shqipëri gjatë muajit Qershor 2025, duke përfshirë 10 qytete:  Tirana, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Lezhë si dhe akset lidhëse rrugore ndërmjet tyre.

Ky vlerësim u fokusua në matjen e tre komponentëve:

  • përvojën gjatë thirrjeve zanore,
  • përvojën me shërbimet e të dhënave dhe
  • përvojën me aplikacionet.

ONE Albania rezultoi si rrjeti celular që ofron shpejtësitë mesatare më të larta të të dhënave në testet e shkarkimit, duke performuar edhe më të mirë se një vit më parë, me një shpejtësi mesatare në shkarkim prej 258 Mbps përkundrejt 143 Mbps të vitit të kaluar.

Superioriteti i rrjetit, testuar nga Omnitele sigurisht është pohim i transparencës dhe integritetit të kompanisë ndaj klientëve.

Sipas gjetjeve të raportit, shpejtësia mesatare e shkarkimit është përmirësuar me mbi 70%, teksa  shpejtësia mesatare e ngarkimit është përmirësuar me mbi 30%, kjo në saje të implementimit të teknologjisë 5G përgjatë vitit 2025.

“Vit pas viti performanca gjithmonë e në rritje e rrjetit të One Albania, e konfirmuar nga matjet më të fundit krahasuese të kryera nga Omnitele, flet qartë se investimet tona të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve, përmirësimi i përvojës së përdoruesve dhe përkushtimi i kolegëve, kanë dhënë efektet e dëshiruara. Këto rezultate vërtetojnë se jemi të gatshëm të konkurrojmë në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit celular, duke përmbushur me sukses pritshmëritë e klientëve tanë.”- tha Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë, në One Albania.

Meqenëse teknologjia 5G ka një ndikim të dukshëm pozitiv në përvojën e shërbimit, ky raport shqyrtoi nivelin e prezencës dhe përdorimit të kësaj teknologjie në qytetet e analizuara dhe ndikimin e saj në performancën e rrjetit. Në këtë komponent sipas gjetjeve të raportit, One ishte i vetmi operator me mbulim 5G në të gjitha 10 qytetet e testuara, si dhe volumi i përdorimit të rrjetit One 5G, ishte gjithashtu më i larti.

“Rrjeti 5G, edhe pse ka vetëm disa muaj që ka filluar implementimin, ka treguar një performancë shumë të mirë, brenda pritshmërive tona për momentin ku ndodhemi dhe padyshim cilësia do të vijë  gjithmonë e më në rritje në vijim. Gjithsesi, ky është vetëm fillimi i një faze të re të zhvillimit teknologjik që do të ofrojë mundësi të shumta për klientët tanë. “– përfundoi  Z. Duka.

Gjithashtu, sipas  vlerësimeve të raportit të Omnitele edhe rezultatet e performancës së aplikacioneve të One Albana janë përmirësuar, duke u lejuar përdoruesve të ngarkojnë në faqet e internetit më shpejt, të kenë akses më të shpejtë në transmetim video me cilësi më të lartë dhe të postojnë në mediat sociale përmbajtje të ndryshme në një kohë edhe më të shkurtër se më parë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Para

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Të Gjitha

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

nga Fast News
16:48 | 11/07/2025

16:41 | 11/07/2025
0

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
14:09 | 11/07/2025
0

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Recent News

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

16:48 | 11/07/2025
Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

16:41 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar