• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

nga Fast News
7 hours më parë
në Ekonomi
0
Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një realitet ku strehimi i denjë shpesh mbetet privilegj, e jo e drejtë bazë, një program i ri po vendos fokusin aty ku nevoja është më urgjente. 1 mijë e 253 familje nga shtresat në nevojë do të përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesave, përmes Projektit të Investimeve të Strehimit Social.

“Thirrja u hap në dhjetor të vitit 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet kanë aplikuar në bashkitë përkatëse, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ata u miratuan në këshillin bashkiak. Tashmë përfituesit janë shpallur dhe ne presim që në gusht pas përfundimit të procedurave tenderike të nis puna për rinovimin e banesave. 43 bashki aplikuan”,deklaron Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.





Nuk bëhet fjalë vetëm për ndërhyrje fizike në struktura të amortizuara, por për një përpjekje të qartë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të garantuar kushte minimale jetese për më të pambrojturit.

“Kërkesat më të shumta shkojnë për përmirësimin e kushteve të banimit. Kryesisht ne prekim banesa në zona informalë, në qytete dhe fshatra ku duhet dhe kërkohet vëmendje më e veçantë për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky është një program bën rregullin e atyre banesave nuk i kanë kushtet e duhura”, thotë Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.

Fondi në dispozicion këtë vit është përllogaritur në masën e 1 miliardë lekëve. Po sa para do të mund të përfitojnë familjet për të riparuar banesat e tyre?

“Varet ka numri i anëtarëve që përbëhet familja. Shuma e financimit shkon nga 12  e deri në 16 milionë lekë për shembull për komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Grabovaj.

Deri në vitin 2030, synimi është që mbi 50 mijë familje, përfshirë shtresat në nevojë, studentët dhe emigrantët që kthehen në Atdhe, të mbështeten nga një paketë kombëtare strehimi me një fond prej 300 milionë eurosh. Një ndërhyrje që nuk zgjidh vetëm nevoja të menjëhershme, por vendos themelet për një politikë strehimi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të menduar për të ardhmen./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

Para

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Para
Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar