• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Lista | Dokumentet që nevojiten për pensionet me Italinë

nga Fast News
1 day më parë
në Ekonomi
0
Lista | Dokumentet që nevojiten për pensionet me Italinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga vërtetimi i punësimit te dëshmia për kryerjen e shërbimit ushtarak, bashkë me certifikatën familjare, kartën e identitetit, atë të shëndetit, dokumentacionin bankar apo kojen e kodit fiskal…

Janë këto disa nga dokumentet kryesore që qytetarët shqiptarë dhe ata italianë duhet të paraqesin për të përfituar nga njohja e ndërsjellë të pensioneve. “Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe ata italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri mund të paraqiten në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ose Istituto Nazionale della Previdenza Sociale (INPS) për të kërkuar njohjen e pensioneve. në rastin e Shqipërisë, aplikimi kryhet drejtpërdrejt në portalin qeveritar E-Albania”, thotë Olta Mnjani, zëvendësministre e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.





Ndërsa ky është formulari i quajtur “Formular aplikimi për pension të huaj” i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e Institutit e Sigurimeve Shoqërore. Dokumentet që i bashkëlidhen kërkesës për përfitim nuk kanë nevojë të përkthehen, noterizohen apo të firmosen nga zyrat konsullore. Ato do të merren si të mirëqena nga zyra pritëse dhe më pas verifikohen nga zyra ndërlidhëse e palës tjetër.

“Pensionet, sipas legjislacionit të të dy vendeve, jepen vetëm me kërkesë. Për këtë arsye, data e dorëzimit të kërkesës është thelbësore për fillimin e procedurës së përfitimit dhe të drejtën e pagesës. Në zbatim të marrëveshjes dypalëshe, një kërkesë e paraqitur për pension në Shqipëri, vlen njëkohësisht edhe si kërkesë për pension në Itali, dhe anasjelltas nëse e drejta për pension ka lindur njëkohësisht në të dy vendet”, thotë Manjani.

Procesi i shqyrtimit të kërkesës për përfitim në Shqipëri, zgjat deri në dy muaj nga data e mbërritjes së kërkesës përmes shkëmbimit ndërinstitucional. “Personi paraqet kërkesën për pension në INPS, në përputhje me procedurat administrative të institucionit kompetent italian. Për informacion të detajuar mbi procedurën e aplikimit në Itali, qytetarët mund t’i referohen faqes zyrtare të INPS-it ose strukturave të patronateve apo ndërmjetësve të autorizuar, për të siguruar informimin e duhur dhe shmangien e humbjes së të drejtave për përfitim”, shpjegon Manjani.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar udhëzuesin i cili përcakton rregullat e qarta të zbatimit përmes së cilit do t’i vihet në ndihmë qytetarëve, të cilët kanë punuar dhe kanë kontribuar në skemat e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve, të përfitojnë nga të drejtat e tyre. Udhëzuesi, përmban procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin sipas të cilave lindin edhe përfitimet konkrete sipas marrëveshjes në fuqi./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Para

Deklarimi i punonjësve, nisin kontrollet tek operatorët turistikë

Para
Deklarimi i punonjësve, nisin kontrollet tek operatorët turistikë

Deklarimi i punonjësve, nisin kontrollet tek operatorët turistikë

Të Gjitha

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

nga Fast News
07:45 | 03/07/2025
0

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:30 | 03/07/2025
0

Recent News

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

08:30 | 03/07/2025
Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

08:00 | 03/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar