Dy Zv. Rektorët e Universitetit Mesdhetar, Greta Angjeli dhe Nevila Rama mirëpritën të ftuarit në këtë takim dhe vlerësuan punën e bërë për hapjen e këtij programi
Ky program, i pari i këtij lloji në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Europian, u prezantua në një takim me përfaqësues të biznesit, universitete partnere, staf akademik dhe studentë.
Programi synon të ofrojë një arsim të lartë cilësor në fushën e inteligjencës artificiale, duke ndërthurur mësimin akademik me aplikimin praktik.
Ky program financohet nga BE, ofron standardet më të larta europiane në arsim dhe kërkim shkencor. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, vitin e ri akademik do të ofrojë Programin Master në Inteligjencë Artificiale.
Ky program, i pari i këtij lloji në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Europian, u prezantua në një takim me përfaqësues të biznesit, universitete partnere, staf akademik dhe studentë.
Programi synon të ofrojë një arsim të lartë cilësor në fushën e inteligjencës artificiale, duke ndërthurur mësimin akademik me aplikimin praktik.
Nëpërmjet bashkëpunimeve me industrinë dhe sektorin publik, studentët në përfundim të këtij programi pajisen me njohuri teknike të thelluara dhe aftësi të nevojshme për sukses në tregun global.
Dy Zv. Rektoret e Universitetit Mesdhetar, Greta Angjeli dhe Nevila Rama mirëpritën të ftuarit në këtë takim dhe vlerësuan punën e bërë për hapjen e këtij programi. Dekani i Fakultetit të Informatikës Dhimitri Tole, gjithashtu e cilësoi me shumë vlerë këtë program.
Shefja e Departamentit të Informatikës Erarda Vuka, prezantoi kurrikulën e këtij programi, i cili është i dedikuar jo vetëm për studentët e informatikës, por edhe studentë të fushave të ngjashme të cilët mund ta ndjekin duke dhënë provime shtesë.
Përfaqësueset e industrisë bankare, gjithashtu u bënë pjesë e diskutimeve për nevojën që ka tregu për ekspertë të specializuar në fushën e inteligjencës artificiale dhe lehtësirat që i ka sjellë ajo biznesit. Takimi u moderua nga Drejtori i Zyrës së projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Elton Skëndaj.
Në përfundim të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:
-Përdorin një gamë të gjerë mjetesh dhe frameëork-esh, duke u përshtatur me zhvillimet më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale.
-Aplikojnë njohuritë e tyre në fusha ndërdisiplinore si mjekësia, tregtia, ekonomia dhe sektorë strategjikë të tjerë.
-Thellojnë njohuritë shkencore dhe përdorin teknikat e avancuara të AI për të krijuar modele sistemesh të besueshme dhe aplikueshme në situata të ndryshme.