Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Teksa sezoni turistik dhe nisur dhe po i afrohet kulmit të tij, edhe këtë vit na shoqërojnë probleme të vjetra, por me pasoja të mëdha për ecurinë e sektorit, arkën e shtetit dhe rrjehdimisht, edhe përfitimet që qytetarët duhet të kenë. Informaliteti i lartë është një prej tyre. Qeveria ende nuk e ka të qartë sesa është numri real i turistëve të huaj në vendin tonë dhe akoma më të paqartë ka, sesa është numri i bizneseve apo idividëve që ofrojnë fjetje dhe shërbim për këta turistë e që nuk deklarojnë të ardhurat dhe rrjedhimisht, fitimet. Le të shohim shifat dhe të bëjmë përllogaritjet.
Sipas të dhënave zyrtare, në 5 muajt e parë të këtij viti janë hyrë në vendin tonë mbi 3.4 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Po sa është numri i shtretërve për të akomoduar këta turistë?
Sipas Ministrisë së Turizmit, në total hanë mbi 270 mijë shtretër, nga të cilët rreth 60 mijë janë hotele dhe pjesa tjetër shtëpi, vila e struktura të tjera të ngjashme.
Nëse do të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, duke pjesëtuar numrin total të turistëve me numrin total të shtretërve rezulton se vetëm 12.6% e të huajve janë akomoduar në strukturat zyrtare. Ndërkohë që 87.4% nuk dihet se ku kanë fjetur.
Ndërkohë qeveria ka marrë së fundmi disa masa për të përmirësuar situatën në sektorin e turizmit.
Ato kanë të bëjnë me përcaktimin e kapaciteve të shfrytëzimit të hoteleve; vendosjen e pagave të referencës në turizëm, si dhe taksimin e apartamenteve të listuara në Air Bnb dhe Booking nga Bashkia e Tiranës.
Ekspertët janë shprehur spektikë për ndikimin e këtyre masave në turizëm, vecanërisht për faktin se kanë qenë të pakonsultuara më parë me grupet e interesit dhe janë ndërmarrë në nisje të sezonit turistik, ndërkohë që duhet të ishin bërë efektive shumë më herët.