Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pagesat në lekë dhe euro brenda 10 sekondash, Banka e Shqipërisë miraton sistemin e ri IPSA

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Pagesat në lekë dhe euro brenda 10 sekondash, Banka e Shqipërisë miraton sistemin e ri IPSA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka miratuar paketën rregullatore për funksionimin e sistemit të pagesave të menjëhershme IPSA, i cili pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset kryejnë transfertat bankare. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës më 3 nëntor 2026, ku u miratuan rregulloret për funksionimin e sistemit të ri IPSA, si dhe për sistemet ekzistuese të pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH.

Sistemi IPSA do të mundësojë kryerjen e pagesave në lekë dhe euro në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë gjithë vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat do të realizohen brenda një kohe maksimale prej 10 sekondash nga momenti i pranimit të tyre nga ofruesi i shërbimit të pagesave të dërguesit.

Kjo do të thotë se pagesat nuk do të kufizohen më nga oraret tradicionale të funksionimit të bankave, duke mundësuar kryerjen e transfertave edhe gjatë fundjavave dhe ditëve të festave. Projekti është pjesë e një nisme të përbashkët të pesë bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Banka e Shqipërisë. Infrastruktura teknologjike dhe mbështetja operacionale do të ofrohen nga Banka e Italisë, sipas modelit të sistemit evropian të pagesave të menjëhershme TIPS.



Paketa e re rregullatore përcakton rregullat e funksionimit të sistemeve, si dhe të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve. Ajo synon gjithashtu të mundësojë ndërveprimin e sistemit të ri me infrastrukturat ekzistuese të pagesave dhe të përshtatë kuadrin ligjor me zhvillimet e reja në këtë sektor. Sipas Bankës së Shqipërisë, implementimi i IPSA-s pritet të kontribuojë në modernizimin e tregut shqiptar të pagesave, rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin e mëtejshëm financiar të vendit me Bashkimin Evropian.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Ekonomia vijon rritjen solide

Para

Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë

Para
Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë

Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

nga Fast News
18:59 | 23/11/2026
0

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

nga Fast News
17:40 | 23/11/2026
0

Moti keq ndërpren energjinë elektrike në Shqipëri, pesë avionë devijojnë nga TIA

Moti keq ndërpren energjinë elektrike në Shqipëri, pesë avionë devijojnë nga TIA

nga Fast News
17:10 | 23/11/2026
0

Shqipëria aktivizon sistemin IPSA, Sejko: Pagesat e shpejta mund t’i kursejnë ekonomisë 400 mln euro

Shqipëria aktivizon sistemin IPSA, Sejko: Pagesat e shpejta mund t’i kursejnë ekonomisë 400 mln euro

nga Fast News
16:48 | 23/11/2026
0

Recent News

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

18:59 | 23/11/2026
Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

17:40 | 23/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora