Platforma e njohur e udhëtimit Lonely Planet ka bërë kërkime në të gjithë botën për të përpiluar renditjen e plazheve, të cilat meritojnë të përfshihen në botimin “Plazhet më të Mira: 100 nga Plazhet më të Pabesueshme në Botë”.Nga gjiret e famshme te ato më pak të njohura, nuk kanë lënë asnjë guaskë pa lëvizur gjatë kërkimit për plazhet më të mira në botë. Ekipi i LP ka notuar, ka bërë snorkeling, ka pirë kokteje dhe ka ecur nëpër pyje tropikale, për të krijuar një renditje të drejtë.
Para se të kalojmë më poshtë tek plazhet më të mira në botë, këtu do të gjeni edhe disa nga plazhet më të mira në Europë:
Sarakiniko, Milos, Greqi
Ky plazh me gurë vullkanikë takohet detin e kaltër. Erozioni nga dallgët dhe era ka skalitur shpella dhe shkëmbinj mahnitës.
Plage de Palombaggia, Korsikë, Francë
Një nga më të mirët e Mesdheut, ky plazh në Korsikë tërheq turma njerëzish në verë me ujërat kristal dhe rërën e butë.
Anse Source d’Argent, La Digue, Seychelles
Rëra e bardhë, palmat e kokosit dhe ujërat kristal takohen me gurë graniti në një nga plazhet më fotozhenike dhe të dashura në botë.
Punta Paloma, Tarifa, Spanjë
Me pamje nga Maroku, ky plazh përzien valët e Atlantikut, dunat e krijuara nga era dhe baltën e pasur me minerale, që përdoret për trajtimet e lëkurës.
Punta Rata, Brela, Kroaci
I rrethuar nga pyje pishe dhe ujëra të pastra të Adriatikut, ky plazh ofron mundësi për not të shkëlqyer, zhytje me maskë dhe lundrim me kajak nga qershori deri në tetor.
West Beach, Berneray, Skoci
Me rërë të butë, ujëra jeshile-blu dhe kullota të hapura, ky bregdet i paprekur prej tre miljesh ndihet më tropikal sesa verior.
Rauðasandur, Westfjords, Islandë
Një hapësirë prej 10 km me rërë të kuqe, rozë dhe portokalli me shkëmbinj deti dhe lagunë mahnitëse. Fokat janë shpesh aty për t’ju bërë shoqëri.
Dueodde, Bornholm, Danimarkë
Ky plazh jugor në ishullin Bornholm është i njohur për rërën e ndritshme, ngjyrë perle dhe valët e cekëta e të shndritshme – veçanërisht tërheqëse në perëndim të diellit.
Keem Bay, Qarku Mayo, Irlandë
Në ishullin Achill, kodrat e gjelbra shtrihen në një gji të qetë në formë patkoi dhe pamje të egra të oqeanit Atlantik.
20 nga plazhe më të mira në botë sipas Lonely Planet:
- Plazhi Whitehaven, Queensland, Australi
- Plazhi Squeaky, Victoria, Australi
- Anse Source d’Argent, La Digue, Seychelles
- Plazhi Sunset, Trang, Tajlandë
- Plazhi Sarakiniko, Milos, Greqi
- Plazhi Haukland, Ishujt Lofoten, Norvegji
- Plaja Balandra, Baja California Sur, Meksikë
- Plazhi Pfeiffer, Kaliforni, SHBA
- Plazhi Cannon, Oregon, SHBA
- Plazhi Reynisfjara, Vík í Mýrdal, Islandë
- Praia da Falésia, Algarve, Portugali
- Dune du Pilat, Akuitania e Re, Francë
- Plazhi Pink, Ishulli Komodo, Indonezi
- Ishulli One Foot, Aitutaki, Ishujt Cook
- Plazhi Radhanagar, Ishulli Havelock, Indi
- Plaja Negra, Puerto Viejo, Kosta Rika
- Bregu Skeleton, Namibi
- Plazhi Bathsheba, Barbados
- Sandy Point Beach, St. Croix, Ishujt e Virgjër të SHBA
- Ao Nui, Ko Lanta, Tajlandë