• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
8 hours më parë
në Finance
0
Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse keni menduar se TikTok është vetëm për sfida virale, mendohuni sërish. Për gjeneratën Z, ky aplikacion, së bashku me Instagram, Facebook dhe podcast-et, është kthyer në burimin kryesor për këshilla financiare.

Një sondazh i fundit nga platforma bankare Spruce (nën H&R Block) zbulon se gati 70% e të rinjve të gjeneratës Z janë ndikuar nga një trend financiar që kanë parë online. Dhe ndikimi nuk ndalet vetëm te moda për të kursyer apo investuar, një në tre të rinj e konsideron rrjetin social si një burim edukimi financiar.





Nga kuleta në ekran, pse po ndryshon mënyra se si mësojmë për paranë?

Nëse më parë këshillat për kursime vinin nga një këshilltar bankar ose ndonjë artikull në një gazetë të ekonomisë, sot ato vijnë nga një krijues përmbajtjeje që flet për ETF-të, buxhetimin me metoda kreative, ose mënyrat se si të bësh “side hustle” që sjell të ardhura shtesë, të gjitha të përmbledhura në video 60-sekondëshe, me titra dhe muzikë sfondi.

Sondazhi i Charles Schëab e konfirmon këtë prirje,  72% e Gen-Z deklarojnë se e marrin këshillën financiare nga rrjetet sociale ose interneti, krahasuar me 57% të Millenials dhe vetëm 38% të Gen-X.

Por, a i besojnë realisht këtyre këshillave?

Edhe pse të rinjtë e ndjekin informacionin financiar që shpërndahet online, ata nuk janë krejtësisht të paditur. Sipas të njëjtit studim, Gen-Z e rendit median sociale si burimin më pak të besueshëm për këshilla financiare, megjithatë e përdor më shumë se çdo brez tjetër. Për shembull, 32% e tyre konsiderojnë TikTok-un si burim të besueshëm, krahasuar me vetëm 13% të Gen-X.

Pra, ka një kontrast interesant, Gen-Z është njëkohësisht i tërhequr dhe skeptik ndaj këtij informacioni. Kjo tregon se, ndonëse trendet virale janë frymëzuese, vetëdija për t’i verifikuar ato është gjithashtu e pranishme.

Ekspertët: TikTok mund të jetë një pikënisje, por jo një plan financiar

“Rrjetet sociale mund të jenë një burim frymëzimi dhe ideje, por është thelbësore që këto këshilla të shoqërohen me kërkim personal ose ndihmën e një eksperti financiar,” -shprehet John Thompson, nënkryetar në Spruce. “Vetëm kështu njerëzit mund të marrin vendime të informuara dhe të sigurta.”

Ky qëndrim është një thirrje për balancë,  edukimi financiar duhet të jetë i qasshëm, por edhe i verifikuar. Dhe në kohën kur algoritmi është më i shpejtë se çdo këshillë bankare, mençuria financiare e brezit të ri do të varet nga aftësia për të filtruar zhurmën dhe për të dalluar informacionin e vlefshëm.

TikTok nuk ka zëvendësuar ende këshilltarin financiar, por është një sinjal i qartë se mënyra si mësojmë për paranë po ndryshon rrënjësisht. Dhe nëse brezat më të vjetër pyesin me dyshim: “Pse e dëgjon TikTok-un për investime?”, përgjigjja është e thjeshtë sepse aty është brezi i ri i investitorëve./ INC

Etiketa: aktualitet
Pas

One Albania dhe Universiteti Epoka partnerë në EBEEC 2025: Mbështetja e ekonomisë dhe transformimi digjital

Para

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Para
Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Të Gjitha

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

nga Fast News
16:23 | 20/05/2025
0

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

nga Fast News
16:19 | 20/05/2025
0

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

nga Fast News
16:14 | 20/05/2025
0

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
16:04 | 20/05/2025
0

Recent News

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

16:23 | 20/05/2025
Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

16:19 | 20/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar