Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si adresim i disa parregullsive, hetimet e Bashkimit Europian për korrupsion me fondet e programit IPARD II, të cilat dyshohet se mund të jenë keqpërdorur nga ministria e Bujqësisë në Shqipëri.
Rama tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se përmes skemës IPARD II janë financuar 500 projekte në vend, pasi fondet janë çlriruar pas adresimit të problemit në qeveria, me tërheqjen e vëmendjes nga BE.
“Një pjesë e konsiderueshme e atij fondi është disbursuar dhe sot në Shqipëri ekzistojnë 500 projekte që nuk ekzistonin më përpara dhe në të cilat ka kontribut ky fond. Dhe ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera brenda BE, rasti i fundit ishte në Kroaci, Komisioni Europian ka një strukturë auditimi, ka gjetur ca parregullsi dhe ka kërkuar që ne të adresojmë parregullsitë nga pikëpamja sistemike dhe ne po bëjmë këtë gjë”, tha Rama./ A2 CNN.