• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

131 makina luksoze të sekuestruara – Nga Lamborghini te Rolls Royce, vlera e automjeteve llogaritet rreth 174 milionë lekë

nga Fast News
8 months më parë
në Ekonomi
0
131 makina luksoze të sekuestruara – Nga Lamborghini te Rolls Royce, vlera e automjeteve llogaritet rreth 174 milionë lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti 2018 deri në 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka sekuestruar gjithsej 131 automjete, kamionë, autobuzë, furgonë, motorë e deri te rimorkiot, gomonet, skafet dhe anijet. Kjo Agjenci ka publikuar së fundmi një katalog ku jepen të dhëna të detajuara mbi llojin e pasurive të luajtshme dhe vlerën e tyre.

Me përjashtim të 2 mjeteve për të cilat nuk jepet vlera, 129 mjetet e tjera të sekuestruara kanë një vlerë totale prej 174 milionë lekësh. Një pjesë e konsiderueshme e sekuestrimeve rezultojnë makina luksoze si Lamborghini Huracan, Maserati Ghibli, Rolls Royce Phantom, foristradë Audi, Lexus, Range ose Land Rover. Megjithatë, nuk mungojnë as makina të markave Mercedes Benz, BMW, Volkswagen, Volkswagen Golf, Toyota Yaris, Renault, Volvo, Fiat Punto dhe të tjera.

Një numër më i vogël mjetesh janë të amortizuara dhe nuk janë në gjendje për ripërdorim.

Sipas burimeve nga Agjencia, në vitin 2018 janë marrë vetëm 2 vendime sekuestrimi, në 2021 dhe 2022 raportohen disa vendime të tjera, ndërsa viti 2023 dhe 2024 rezultojnë me numrin më të madh të vendimeve të sekuestrimeve dhe konfiskimeve.

Ndërkohë, sipas raportit vjetor të këtij institucioni, vetëm gjatë vitit 2024 rezulton të jenë sekuestruar 63 asete të luajtshme, automjete, mjete motorike dhe vetëm 12 janë konfiskuar. Gjithsej, rreth 125 pasuri të luajtshme të sekuestruara dhe 31 të konfiskuara janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë.



Kjo Agjenci ka publikuar së fundmi edhe 2 katalogë të tjerë me numrin dhe karakteristikat e pasurive të paluajtshme të sekuestruara dhe konfikskuara.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara merr në dorëzim nga Policia e Shtetit dhe administron pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga grupet e krimit, apo persona të tjerë. Këto pasuri të cilat kalojnë në duart e shtetit, Agjencia ka si objektiv shitjen ose tjetërsimin e pasurive që nuk mund të përdoren, ose ato që humbasin vlerën me kalimin e kohës./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtetet më “dembele” në botë sa i përket aktivitetit fizik

Para

Jeta juaj pas pune shumë e rëndësishme për produktivitetin gjatë orarit

Para
Jeta juaj pas pune shumë e rëndësishme për produktivitetin gjatë orarit

Jeta juaj pas pune shumë e rëndësishme për produktivitetin gjatë orarit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar