EasyPay është kompania e parë në Shqipëri që sjell një zgjidhje pagese të integruar me Open Banking – një moment historik për tregun vendas të fintech-ut.
Bankingu i hapur është një koncept i ri në sektorin financiar që lejon ndarjen e të dhënave bankare midis institucioneve të ndryshme financiare përmes API-ve të sigurta. Kjo nismë rrit konkurrencën, përmirëson përvojën e përdoruesit dhe mundëson shërbime më efikase financiare për konsumatorët dhe bizneset. Në tregun shqiptar, bankingu i hapur përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të shërbimeve bankare, duke i dhënë qytetarëve më shumë kontroll mbi financat e tyre.
EasyPay është institucioni i parë financiar jo-bankë i licencuar nga Banka e Shqipërisë për të drejtuar procesin e Bankingut të Hapur në vend. Prej me shume se 1 viti e gjysme, EasyPay po punon intensivisht për të integruar platformën e saj me disa nga bankat më të mëdha në Shqipëri, duke hapur rrugën për një revolucion të vërtetë në mënyrën se si klientët ndërveprojnë me financat e tyre.
Pas muajsh pune intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë midis ekipeve të EasyPay dhe një prej bankave më të rëndësishme në vend, transaksionet e para përmes platformës së Open Banking jane live tashmë për të gjithë klientët e aplikacionit EasyPay! Ky është një hap drejt një ekosistemi financiar më të zgjuar, më të lidhur dhe të ndërtuar rreth nevojave të përdoruesit të ditëve të sotme.
Ndërkohë, EasyPay po vijon punën aktive edhe me banka të tjera të rëndësishme në vend, me qëllim zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të Bankingut të Hapur në Shqipëri.
Gjatë këtij procesi transformues, një element kyç ka qenë bashkëpunimi i ngushtë mes departamenteve të IT, operacioneve dhe marketingut. Komunikimi i vazhdueshëm midis këtyre ekipeve ka mundësuar ndarjen e eksperiencave dhe sigurimin e një implementimi të suksesshëm të Bankingut të Hapur në tregun shqiptar.
Për të mësuar më shumë rreth këtij procesi, ne komunikuam me znj.Jonida Këllezi, drejtoreshë marketingu e Easy Pay.
Si u implementua Open Banking?
Në EasyPay, ne i kushtuam më shumë se një vit e gjysmë integrimit me të gjitha bankat në Shqipëri. Duke qenë se Shqipëria ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që zbatoi rregullore të bankave të hapura, teknologjia dhe procesi ishin krejtësisht të reja për të gjithë aktorët e tregut. Institucionet e pagesave u përballën me pasiguri dhe në fillim nuk ishin të qarta në lidhje me procesin e zbatimit, rastet e përdorimit me Open Banking dhe përvojën e përdoruesit në e-bankingun e tyre.
Kishte gjithashtu hezitim nëse ata duhet t’i zhvillonin API-të brenda kompanisë apo t’ia jepnin ato palëve të treta, gjithashtu të pasigurt nëse këto palë të treta duhet të ishin vendase apo ndërkombëtare. Pra, në përgjithësi, gjithë procesi i implementimit mori më shumë kohë seç parashikohej, por më në fund sot klientët shqiptarë kanë mundësi ta përdorin Open Banking në aplikacionin EasyPay dhe, në pak ditë, edhe 3 banka të tjera kryesore do të shtohen në aplikacion.
Çfarë domethënie ka për një përdorues shërbimesh kjo?
Bankingu i hapur përmirëson ndjeshëm shërbimet financiare si për konsumatorët ashtu edhe për tregtarët duke ulur kostot, duke përmirësuar sigurinë dhe duke përmirësuar transaksionet. Individët mund të përfitojnë nga shërbime më të shpejta dhe të sigurta, si:
- Informimi rreth llogarive bankare dhe nderlidhja e tyre në një platformë të vetme. Që do të thotë se klientët mund të aksesojnë të gjitha llogaritë e tyre nga banka të ndryshme direkt nga aplikacioni EasyPay.
- Përdoruesit mund të kryejnë pagesa dhe transferta midis bankave të ndryshme pa lëvizur midis aplikacioneve të ndryshme bankare.
- Nëpërmjet Bankingut të Hapur, përdoruesit mund të kryejnë pagesa në kohë reale nga llogaritë bankare, pa pasur nevojë për karta debiti apo krediti, në mënyrë krejtësisht të sigurt.
Një nga produktet tona të ardhshme, pagesa me bankë, ofron një alternativë me kosto goxha me kompetitive ndaj pagesave tradicionale me kartë duke eliminuar tarifat e ndërmjetësimit që mund të nxisin tregtinë elektronike në Shqipëri. Përveç kësaj, Open Banking as a Service (OBaaS) u mundëson institucioneve financiare të shfrytëzojnë infrastrukturën e EasyPay, duke promovuar inovacionin dhe efikasitetin në treg.
Siguria është një tjetër avantazh i rëndësishëm për konsumatorët që ta përdorin Bankingun e hapur. Bankingu i hapur përdor mekanizma të avancuar të vërtetimit, siç është Vërtetimi i Thelluar i Klientit (SCA), duke mundesuar transaksione të sigurta dhe duke minimizuar rreziqet e mashtrimit.
Nëse implementimi për herë të parë ishte i vështirë dhe kërkonte kohë, po më pas si do funksionojë?