• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
8 months më parë

Cili është kuptimi i yjeve tek hotelet?

ngaFast News
në Ekonomi
0
Cili është kuptimi i yjeve tek hotelet?

Termi hotel me 5 yje, sjell në mendje imazhe luksi: një holl të mrekullueshëm, një portier gati për t’ju ndihmuar, shërbim në dhomë dhe spa apo palestër. Por, çfarë do të thotë në të vërtetë vlerësimi i yjeve të hoteleve?

Ndërsa vlerësimet e yjeve, janë jashtëzakonisht të zakonshme në faqet e internetit të prenotimeve të hoteleve dhe udhëzuesve të udhëtimit, mund të pyesni veten se çfarë kuptimi kanë ato.

Kush i përcakton vlerësimet e yjeve të hoteleve?

Nuk ka asnjë sistem universal për vlerësimin e hoteleve dhe vlerësim me yje, që do të thotë se vlerësimet e yjeve ndryshojnë nga vendi në vend. Në Shtetet e Bashkuara, Forbes Travel Guide dhe AAA, janë dy organizatat më të njohura për vlerësimet e hoteleve. Në Francë, për shembull, ekziston një sistem zyrtar vlerësimi i qeverisë dhe hoteleve u kërkohet me ligj, që të shfaqin vlerësimin e tyre me yje, nga një në pesë yje. Shumë vende të tjera, kanë sisteme zyrtare të vlerësimit me yje, që përdoren nga qeveria ose bordi i turizmit, për të klasifikuar hotelet.

Ndërsa shkalla standarde e përdorur në mbarë botën, i rendit hotelet nga një në pesë yje, disa hotele ultra luksoze kanë shkuar aq larg, sa të pretendojnë se janë hotele me gjashtë yje. Hoteli Burj Al Arab në Dubai madje, pretendon të jetë hoteli i vetëm me shtatë yje në botë, me pajisje luksoze si shërbimi privat i kujdestarisë, shoferi Rolls-Royce dhe suita, që kushtojnë mbi 20,000 dollarë për natë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ja çfarë të presësh me çdo vlerësim me yll, që ka një hotel:

Një yll

Akomodim bazë, pa luks. Mos prisni asnjë komoditet si shërbimi në dhomë ose pastrimi i dhomës në një hotel me një yll.

Dy yje

Hotelet me dy yje janë ende mjaft elementare dhe të përballueshme, por mund të kenë disa lehtësira shtesë, veçanërisht nëse janë më të reja.

Tre yje

Në mënyrë tipike, një hotel me tre yje është një hotel standard, i rehatshëm me një gamë të mirë komoditetesh. Pishinat, qendrat e fitnesit dhe restorantet janë të zakonshme.

Katër yje

Hotelet me katër yje janë hotele luksoze, me të gjitha lehtësitë e një hoteli me tre yje, plus shtesa si shërbimi i makinave ose shërbimi i portierit.

Pesë yje

Janë hotelet më luksoze, me pajisje dhe shërbime më të shumta dhe të një niveli më të lartë.

A janë të sakta vlerësimet e yjeve të hoteleve?

Vlerësimet e yjeve të hoteleve, mund të jenë një bazë e mirë për të gjykuar cilësinë e një hoteli, por nuk është masa e vetme që duhet të përdorni. Ju mund të lexoni gjithmonë komentet e personave, që kanë qëndruar në hotel, në një platformë si Tripadvisor ose Booking.com. Një apartament modern, i sapondërtuar, i cili është vetëm një hotel me dy yje, mund të jetë një qëndrim më i këndshëm se një hotel më i vjetër, me një vlerësim me katër yje. Ndërsa vlerësimet e yjeve të hoteleve, mund të jenë të dobishme kur planifikoni udhëtime, nuk janë faktori i vetëm, që duhet të keni parasysh./ Travel Off Path

Etiketa: aktualitet
Pas

Bilanci negativ i turizmit: Më shumë shqiptarë ikin jashtë sesa turistë që vijnë

Para

Pasiguria ushqimore, eksperti jep alarmin: Kompanitë favorizohen me urdhëra ministrash

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
Pasiguria ushqimore, eksperti jep alarmin: Kompanitë favorizohen me urdhëra ministrash

Pasiguria ushqimore, eksperti jep alarmin: Kompanitë favorizohen me urdhëra ministrash

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar