• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Tokat pa tapi, dalin në shitje me 1 euro – Në maj hyn në fuqi “Paketa e Maleve”, kriteret kush përfiton

nga Fast News
7 months më parë
në Ekonomi
0
Tokat pa tapi, dalin në shitje me 1 euro – Në maj hyn në fuqi  “Paketa  e Maleve”,  kriteret kush përfiton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Paketa e Maleve” e cila synon të tërheqë investime në zonat me përparësi zhvillimi, të fuqizojë ekonomitë lokale si dhe të nxisë punësimin është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në fillim të muajit Maj.

Por çfarë parashikon ligji i kaq shumë diskutuar dhe kujt i jep përparësi?

Ligji parashikon shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi si dhe zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Ligji i ri  i hap dritën jeshilë kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.

Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj.

Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit, që shpall zonën e zhvillimit, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.

Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit.  Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes.

Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;  përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Investime për 42 nënstacione, përmirësim i sistemeve elektrike në Tiranë dhe Durrës

Para

Bashkëpunimi me Italinë, sfidat dhe mundësitë përtej tregtisë dhe sektorëve tradicionalë

Para
Bashkëpunimi me Italinë, sfidat dhe mundësitë përtej tregtisë dhe sektorëve tradicionalë

Bashkëpunimi me Italinë, sfidat dhe mundësitë përtej tregtisë dhe sektorëve tradicionalë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
10:41 | 03/11/2025
0

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

nga Fast News
09:59 | 03/11/2025
0

Recent News

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

11:30 | 03/11/2025
Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

10:56 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar