Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Agjencia Moody’s jep vlerësimin për Shqipërinë, ja cfarë thotë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Agjencia Moody’s jep vlerësimin për Shqipërinë, ja cfarë thotë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare “Moody’s” vlerëson ekonominë shqiptare me perspektivë ngjitëse dhe sigurie në treg.

Në raportin e saj më të fundit, i publikuar më 8 Prill 2025, agjencia ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”, duke theksuar qëndrueshmërinë e profilit të kreditit të vendit. Kjo e bazuar falë reformave të vazhdueshme në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe performancën ekonomike e fiskale.

“Ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë tri goditjeve të mëdha në periudhën 2019-2023, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, duke siguruar një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Agjencia, në këtë kuadër parashikon që rritja e PBB-së të mbetet e fortë me 3,8% në vitin 2025 dhe 3,4% në vitin 2026”, theksohet në raport.

“Moody’s” parashikon dhe një reduktim të mëtejshëm dhe gradual të borxhit publik në periudhën afatmesme. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u ul në 57.5% në vitin 2023 dhe pritet të ulet në 53.7% deri në vitin 2026, i mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe balanca fiskale primare.

Ky përmirësim është mbështetur nga reformat fiskale, si Strategjia Afatmesme e të Ardhurave dhe nga menaxhimi më i mirë i investimeve publike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjithashtu, “Moody’s” thekson se “përmes respektimit të rregullave fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, synohet mbajtja e një balanci primare i balancuar, si dhe ulja e raportit të borxhit të përgjithshëm qeveritar ndaj PBB-së, çdo vit derisa të arrijë në nivelin 45%”.

Agjencia parashikon gjithashtu se reformat për procesin e anëtarësimit në BE do të vazhdojnë dhe se zbatimi i tyre do të jetë gradual. Nga ana tjetër rreziqet e mundshme sa i takon likuiditetit qeveritar dhe sektorit bankar do të mbeten nën kontroll.

“Profili i kreditit të Shqipërisë do të vazhdojë të përfitojë nga financimi i BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushë e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe llogaridhënies, ka të ngjarë të forcohet me avancimin e bisedimeve drejt procesit të anëtarësimit në BE”, thekson raporti.

Ky konfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues i rëndësishëm i progresit të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë ekonomike të vendit dhe menaxhimin efektiv përballë sfidave globale, nënvizoi Ministria e Financave në reagimin e saj.

Etiketa: aktualitet
Pas

MUSE-X / Panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen në Tiranë

Para

U sekuestruan miliona euro. Nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

Para
U sekuestruan miliona euro. Nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

U sekuestruan miliona euro. Nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

nga Fast News
13:24 | 19/09/2026
0

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

nga Fast News
10:57 | 19/09/2026
0

Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

nga Fast News
10:50 | 19/09/2026
0

Bordi vendos për çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi vendos për çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

nga Fast News
10:37 | 19/09/2026
0

Recent News

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi

13:24 | 19/09/2026
Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

10:57 | 19/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora