• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sa biznese i kanë në “dorë” plazhet e Shqipërisë?

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Sa biznese i kanë në “dorë” plazhet e Shqipërisë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i subjekteve turistike që paguajnë tarifën e zënies së plazheve publike është rritur përgjatë vitit që lamë pas.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për subjektet e pajisura me kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit për sezonin turistik 2022, 2023 dhe 2024, vihet re se vitin e kaluar janë 817 biznese tatimpaguese.



Ndërkohë që numri i subjekteve tatimpaguese për vitin 2022 ka qenë 696 dhe për vitin 2023, është rritur 799.

Pesha specifike sipas llojit të veprimtarisë së subjekteve tatimpaguese të cilat janë përfituese të hapësirave publike në plazhe, është e ndarë në disa kategori, ku zëri më i rëndësishëm është ai i hoteleve dhe strukturave të ngjashme me 23% .

Ndërkaq, 23% e zënë aktivitete të shërbimit të pijeve; 19% janë në fushën Restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm dhe  14%  janë në fushën aktivitete të tjera të ndryshme nga fusha e turizmi.

Sa i takon të dhënave e raportuara mbi xhiron e subjekteve për periudhën qershor-gusht rezulton një rritje e konsiderueshme. Në vitin 2023 kundrejt vitit 2022 është një rritje në masën 24%. Në vitin 2024 kundrejt vitit 2023, rritja në masën 10%.

Vetëm gjatë 2024 xhiro e bërë nga faturimet në plazhe arrin në 17 milionë euro.

Për periudhën qershor-gusht 2024 rezulton se sasia e çadrave ka qenë afro  699 mijë. Numri i faturave që kanë përshkrimin çadër /shezllonë rezulton në 402.120.

Nga përllogaritjet e përafërta dhe orientuese të të dhënave konstatohet se subjektet e kontraktuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit kanë lëshuar mesatarisht 5.5 fatura tatimore të fiskalizuara në ditë.

Nga një analizë që ju bë aktivitetit të subjekteve që përfitojnë nga hapësirat publike në plazhe dhe faturimit të artikujve çadra shezllonë, rezulton se peshën me të madhe e zënë restorantet dhe shërbimi ushqimor i lëvizshëm me 32 %, ndjekur nga Hotele dhe struktura të ngjashme me 28%./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Hungari: Nënat me më shumë se 2 fëmijë do të përjashtohen përjetësisht nga taksat

Para

Superprodhim i pazakontë, i ngrohti poqi para kohe luleshtrydhen dhe uli cilësinë

Para
Superprodhim i pazakontë, i ngrohti poqi para kohe luleshtrydhen dhe uli cilësinë

Superprodhim i pazakontë, i ngrohti poqi para kohe luleshtrydhen dhe uli cilësinë

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar