• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Opinion/ Lamtumirë TikTok? Çfarë thonë influencuesit dhe ekspertët e marketingut për vendimin?

nga Fast News
2 months më parë
në Teknologji
0
Opinion/ Lamtumirë TikTok? Çfarë thonë influencuesit dhe ekspertët e marketingut për vendimin?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë përkohësisht platformën TikTok për një periudhë 12-mujore në të gjithë territorin e vendit. Vendimi, i prezantuar nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, synon të adresojë shqetësimet mbi ndikimin e platformës në shëndetin mendor të fëmijëve dhe promovimin e sjelljeve të papërshtatshme.

Sipas ministres, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të realizojë këtë ndërprerje brenda pak ditësh, ndërsa qeveria ka nisur komunikimet me TikTok për të vendosur filtra dhe masa të tjera mbrojtëse.



“Është një mbyllje e përkohshme që do të na lejojë të marrim masat e nevojshme për një përdorim më të sigurt të platformës,” tha Manastirliu, duke theksuar se objektivi nuk është ndalimi përfundimtar, por rregullimi i përmbajtjes së saj për përdoruesit shqiptarë.

Reagimet nga krijuesit e përmbajtjes

Ky vendim ka ngjallur reagime të ndryshme nga aktorët e industrisë së marketingut dhe krijuesit e përmbajtjes.

Krijueset e përmbajtjes Ira Mestani dhe Greta Hoxha e shohin këtë ndryshim si një masë që nuk do të ndikojë shumë në aktivitetin e tyre:

“Ne nuk e përdorim fare si platformë në fakt, gjë që duhet ta bënim, pasi për awareness për Trinjakët apo Binjakët, ato pak herë që e kemi përdorur, kemi pasur aktivitet aty. Gjithmonë e përdorim për të gjetur gjëra më lehtë, për ide të reja, për meme dhe si një motor kërkimi të dytë, pasi nxjerr çdo gjë më shpejt.

Nuk na shkakton shumë probleme mbyllja dhe nuk mendoj që është halli më i madh që kemi, pasi ka një frymë negativiteti dhe një liri të shprehuri të tepruar nga njerëzit, që duket sikur hyjnë vetëm për të vjellë vrer. Por mbyllja e TikTok-ut s’është zgjidhja. Është një problem gjenerate, mungesë respekti me idenë që po dolën aty, kam të drejtën t’i ofendoj e komentoj. Duhet të ketë rregulla më të forta në përdorimin e rrjeteve sociale në gjuhën shqipe, pasi TikTok-u nuk e njeh si gjuhë dhe nuk fshin profilet apo komentet problematike, të cilat në fakt janë alarmante, si aty ashtu edhe në aplikacione të tjera.

Duhet pranuar që komentet kanë qenë pjesa më humoristike dhe do na mungojnë,” thanë ato.

Influencuerja Kelima Kotarja vlerëson ndikimin që ka pasur TikTok në jetën e saj dhe ndalet gjithashtu te fakti se ky ndalim mund të shërbejë si moment reflektimi:

“Si një vajzë që merrem me TikTok, si influencer dhe content creator, jam shumë e lidhur me këtë platformë. Ajo më ka dhënë mundësi të papara për të shprehur veten time, për të ndarë pasionet e mia dhe për të krijuar lidhje me njerëz nga e gjithë bota.

Megjithatë, mbyllja e TikTok mund të jetë një mundësi që të na sjellë reflektim. Ajo mund të na bëjë të mendojmë mbi rolin e rrjeteve sociale në jetën tonë dhe si mund të përdorim këto platforma në mënyrë më të përgjegjshme dhe më pozitive,” tha ajo.

Në të njëjtën linjë, Irisa Nazari e sheh TikTok-un si një hapësirë krijuese të rëndësishme, por mendon se krijuesit do të gjejnë alternativa:

“Si një content creator, TikTok-u ka qenë një mjet i fuqishëm i cili më ka ofruar një platformë për të ndarë krijimtarinë time me një audiencë të gjerë dhe për të njohur shumë njerëz që më kanë frymëzuar gjatë rrugëtimit tim. Mbyllja e tij është një humbje, por jam e sigurt që do të gjenden zgjidhje të reja për të mbrojtur të rinjtë pa kufizuar lirinë e shprehjes. Arti i të shprehurit do të gjejë gjithmonë rrugë të tjera për të arritur te publiku,” tha ajo.

Profesionistët në fushën e marketingut ndajnë mendime të kundërta

Për ekspertin e marketingut dhe sipërmarrësin Aldo Hako, ky vendim është një hap pozitiv:

“Si pjesë e industrisë së marketingut, e konsideroj këtë një nga lëvizjet më të mira të ndërmarra, pasi TikTok-u promovon kryesisht antivlera dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e përmbajtjes. Platforma ka krijuar një tendencë drejt përtacisë kreative, duke dekurajuar prodhimin e përmbajtjeve të diferencuara dhe me vlerë. Markat shpesh ndjekin trendet e momentit, duke përdorur muzikë dhe formate virale, pa e vlerësuar nëse ato përshtaten me identitetin dhe mesazhin e tyre.

Për më tepër, shumica e personazheve që TikTok-u ka nxjerrë në pah nuk janë përfaqësues të vlerave të mirëfillta. Qëndrimi im ndaj kësaj platforme ka qenë i njëjtë që nga fillimi dhe, për këtë arsye, në BoldCrest kam vendosur të mos e përfshij TikTok-un në strategjitë e marketingut,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Ylber Shehu, TikTok-er dhe menaxher marketingu, mendon se ndalimi i platformës do të ndikojë negativisht tek krijuesit dhe bizneset:

“Mbyllja e TikTok-ut do të jetë një goditje e madhe për industrinë e krijuesve të përmbajtjes dhe marketingut dixhital. Si TikToker, do të thoja se është humbje e një platforme ku autenticiteti dhe kreativiteti shpërblehen më shumë se kudo tjetër. Nga ana e marketingut, markat do të humbnin një kanal kyç për të arritur audiencën më të re dhe më të angazhuar. Kjo do të detyrojë bizneset të investojnë më shumë në alternativa si Instagram Reels dhe YouTube Shorts, por do të jetë e vështirë të rikrijohet i njëjti impakt dhe ritëm viral që ofron TikTok,” tha ai.

Çfarë pritet të ndodhë?

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri për 12 muaj hap një debat të gjerë mbi ndikimin e rrjeteve sociale dhe nevojën për rregullim të përmbajtjes dixhitale. Nëse TikTok dhe autoritetet shqiptare arrijnë një marrëveshje për vendosjen e filtrave dhe masave mbrojtëse, platforma mund të rikthehet më shpejt. Ndërkohë, krijuesit dhe bizneset do të duhet të përshtaten me ndryshimin dhe të kërkojnë kanale të tjera për të angazhuar audiencën e tyre./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Si sillemi, më e rëndësishme sesa inteligjenca

Para

Punimet në Sheshin Shqiponja-Lumi i Tiranës, aksi do të bllokohet gjatë natës

Para
Punimet në Sheshin Shqiponja-Lumi i Tiranës, aksi do të bllokohet gjatë natës

Punimet në Sheshin Shqiponja-Lumi i Tiranës, aksi do të bllokohet gjatë natës

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar