• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qytetarët mbushin arkën e shtetit, më shumë të ardhura nga rritja e cmimeve dhe pagat

nga Fast News
5 months më parë
në Finance
0
Qytetarët mbushin arkën e shtetit, më shumë të ardhura nga rritja e cmimeve dhe pagat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët janë ata që kanë paguar më shumë se bizneset në këtë fillim viti. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në janar, në buxhetin e shtetit të ardhurat arritën në rreth 60.8 miliardë lekë ose 97.2 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë ose 11.6 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet në janar shënuan 40.2 miliardë lekë, me rritje 3.8 miliardë lekë ose 10.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.





Të dhënat e detajuara tregojnë se taksat kryesore që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave janë TVSH-ja që paguhet në masën 20% mbi cdo produkt që blejnë qytetarët dhe të ardhurat nga pagat.

Kështu, të ardhurat nga TVSH në import për muajin janar janë 10.7 miliardë lekë, 837 milionë lekë ose 8.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe realizim sa plani i periudhës.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 4.9 miliardë lekë, 567 milionë lekë ose 13.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim sa plani i akcizës muajin Janar 2025.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 184 milionë lekë, sa e njëjta
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 11.3 miliardë lekë, 2.9 miliardë lekë ose 34.2% më shumë se Janari 2024, dhe realizim sa plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar 2025 janë 710 milionë lekë, në përputhje me planin e periudhës.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 626 milionë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 7.1 miliardë lekë, 1.4 milardë lekë ose 25% më shumë se Janari 2024.
Taksat nacionale, për peridhën Janar 2025, u realizuan në masën 4.7 miliardë lekë, 397 milionë lekë ose 9.2% më shumë se Janari 2024 , si dhe 219 milionë lek ose 4.8% më shumë se plani për Janarin 2025.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 16.2 miliardë lek, 1.5 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se Janari 2024, si dhe realizim në masën 99.8% të planit.

Rritja e të ardhurave në janar është një sinjal pozitiv për ecurinë positive edhe në muajt në vijim, ku të ardhurat nga TVSH-ja pritet të mbajnë peshën kryesore, për shkak edhe të shtimit të numrit të turistëve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Emigrantët u regjistruan, por përse po i kërkon politika?

Para

Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!

Para
Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!

Shqipëria hyn në epokën e Bankingut të Hapur – Transaksioni i parë i suksesshëm!

Të Gjitha

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

nga Fast News
10:00 | 02/08/2025
0

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

nga Fast News
09:30 | 02/08/2025
0

Nga tregtia, te pensionet e turizmi! Flet ambasadori italian në Tiranë: Ju presim në BE!

Nga tregtia, te pensionet e turizmi! Flet ambasadori italian në Tiranë: Ju presim në BE!

nga Fast News
09:00 | 02/08/2025
0

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

nga Fast News
08:53 | 02/08/2025
0

Recent News

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

10:00 | 02/08/2025
Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

Arratisja nuk të shpëton më, kush abuzon me fondet e BE do dënohet me deri në 7 vjet burg

09:30 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar