Partia Bindja Demokratike me kryetar Astrit Patozin ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Arsyeja e këtij vendimi janë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku PD kërkon pavlefëshmërinë në 76 qendrat e votimit në Kurbin.
Përfaqësuesit e Bindjes Demokratike pretendojnë se 30 qershori ka qenë një proces i cunguar që çoi në deformimin e votës. Që në fillim ata kanë bërë një kërkesë që të kishin komisionerët dhe numëruesit e tyre, por kjo i është refuzuar nga KQZ, duke ia kaluar shoqërisë civile.
Kjo është padia e parë në Kolegjin Zgjedhor pas zgjedhjeve të 30 qershorit.