• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Sigurimet, mbi 67% e tregut e orientuar nga sigurimi i makinave

nga Fast News
2 months më parë
në Finance
0
Sigurimet, mbi 67% e tregut e orientuar nga sigurimi i makinave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet i orientuar nga sigurimi i makinave, që është i detyrueshëm më ligj. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në janar, 67% e totalit të tregut përbëhej nga sigurimi i automjeteve, 17.46% nga sigurimi i jetës dhe shëndetit dhe 15.49% nga sigurimi i pronës.



Statistikat tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025 kapën vlerën 1,976 milionë lekë, ose 11.37% më shumë se në janar 2024. Gjatë janarit 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 124,025 me një rritje prej 18.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.38% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.54% dhe risigurimi me 0.079% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.44% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.56% të totalit të tregut.

Gjatë janarit 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 687 milionë lekë, ose 12.95% më shumë se në viti 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për Janar 2025 kapën vlerën 515 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 24.74% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë Janarit 2025 arritën rreth 1,197 milionë lekë, ose 14.58% më shumë se në Janarin 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në Janar 2025, pati një rritje prej 15.07 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.80% krahasuar  me Janar 2024.

Produkti Karton Jeshil në Janar 2025 pati një rritje prej 12.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.47% krahasuar me Janar 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në Janar 2025, pati një rritje 5.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar 2024. Edhe numri i kontratave u rrit me 8.88%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janarit 2025 arritën rreth 779 milionë lekë, 6.78% më shume se Janar 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 32.92% krahasuar me Janar 2024.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë Janarit 2025, patën një rritje me 5.38%  kundrejt Janarit 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë Janarit 2025 siguruan mbi 297 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 59.60%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.37% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë Janarit 2025, vihet re një ulje prej 8.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 16.20% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me Janarit 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë Janarit 2025, arritën në rreth 156 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.00% në krahasim me Janarit 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë Janarit 2025, arritën rreth 189 milionë lekë, ose 10.50 % më pak se një vit më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë Janarit 2025 u rriten me 12.95% krahasuar me janar 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 515 milionë lekë, apo 75.07% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Etiketa: aktualitet
Pas

“Asnjë kritikë për shefin nëse do vendin e punës”, Tesla pushoi nga puna menaxherin që kundërshtoi Elon Musk-un në rrjetet sociale

Para

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!

Para
Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar