• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? – Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Sa fitojnë apartamentet me “Booking”? – Llogaria e kostove për një strukturë akomodimi në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë qiratë afatshkurtra janë kthyer në një biznes të mirëfilltë për shumë individë të cilët marrin me qira afatgjatë struktura të ndryshme dhe më pas i japin me qira ditore, ndërsa një e ardhur ekstra për një segment tjetër qytetarësh të cilët kanë një apartament në pronësi në të cilin nuk banojnë dhe e punojnë atë përmes platformave Booking dhe AirBNB.

Fitimet në këtë rast janë të ndryshme për ata që e kanë si biznes, pasi kostot janë të shpërndara dhe më të ulëta, dhe për ata individë që kanë vetëm një strukturë.



Por cili është raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve që ka sot një apartament me qira ditore?

Referuar të dhënave nga agjencitë immobiliare një apartament 1+1 në Tiranë, ka një çmim mesatar prej 45 euro nata dhe rezulton të jetë i zënë në mesatarisht 22 netë në muaj.

Të ardhurat e këtij apartamenti janë 22 netë X 45 euro, mesatarisht 990 euro apo rreth 1000 euro në muaj.

Sa i takon shpenzimeve, për rezervime në rreth 1000 mijë euro, komisioni i “Booking” është rreth 140 euro dhe mbi këtë komision individi paguan edhe 20 % TVSH apo 28 euro duke e çuar detyrimin total ne 168 euro. Kosto tjetër është tatimi mbi të ardhurat nga ky aktivitet në nivelin 15 %, i cili në këtë shembull llogaritet në 150 euro. Ndërkohë në kosto përfshihet dhe pastrimi, i cili varion 25 euro për një shërbim dhe nëse e marrim në bazë qëndrimin tre ditor për turistët, detyrimi arrin në 200 euro,  kosto detergjentesh 20 euro në muaj, dhe fatura dritash edhe uji, mesatarisht 70 euro në muaj.

Pra fitimi neto për një apartament i cili presupozohet të jetë i zënë 22 ditë në muaj është 392 euro apo afro një pagë minimale. Por në  shpenzime nuk janë përfshirë problematika të ndryshe që mund të ndodhin me mobilet, apo nevojat për riparime. E thënë ndryshe fitimi mujor për këtë njësi, arrin në nivelin e një apartamenti me qiraafatgjatë, i cili nuk kërkon këtë angazhim për të krijuar të ardhura./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri

Para

Kredia për banesa arrin në 54.9 mld lekë! Qytetarët braktisin Euron, po marrin më shumë në Lekë

Para
Kredia për banesa arrin në 54.9 mld lekë! Qytetarët braktisin Euron, po marrin më shumë në Lekë

Kredia për banesa arrin në 54.9 mld lekë! Qytetarët braktisin Euron, po marrin më shumë në Lekë

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar