• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hapet në Pallatin e Kongreseve panairi “Tourism & Travel Show Albania 2025”

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Hapet në Pallatin e Kongreseve panairi “Tourism & Travel Show Albania 2025”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Panairi i vetëm i dedikuar sektorit të turizmit në Shqipëri, Tourism & Travel Show Albania 2025, ka nisur zyrtarisht, duke shënuar fillimin e panaireve të këtij viti. Organizuar nga Iceberg Exhibitions, ky edicion ka mbledhur 100 ekspozues nga Shqipëria dhe rajoni, duke përfshirë hotele, agjenci turistike, institucione shtetërore, shoqata dhe kompani të ndryshme që operojnë në industrinë e turizmit.

Për të tretin vit radhazi, panairi ka arritur të tërheqë një numër të madh pjesëmarrësish nga rajoni dhe përfaqësues të tregut ndërkombëtar.



“Ky është viti i tretë kemi 100 kompani pjesëmarrëse në këtë sallë nga vende të ndryshëm të rajonit dhe kemi 40 blerës ndërkombëtar nga 18 shtete të botës dhe ka pasur interes të shtuar të gjithë blerësve që kanë aplikuar në platformën tonë dixhitale. Patjetër që objektivat kryesore të panairit është promovimi i paketës rajonale turistike por gjithashtu dhe turizmi i qëndrueshëm. Nëse do të flasim për një moto dhe synim më afatgjatë do të themi promovimi i paketës turistike dhe turizmi qëndrueshëm.” – tha Enejda Sheku, CEO e Iceberg Exhibitions.

Përfaqësuesit e qeverisë theksuan rëndësinë e turizmit si një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Shifrat e sektorit të turizmit janë shumë premtuese. Rritja e viteve të fundit, sidomos nëse marrim parasysh pesëvjeçarin para pandemisë e deri më sot, patjetër që flasim për shifra shumë të mira mbi 11 milionë turistë.” – u shpreh Ilva Gjuzi, zv. ministre e Turizmit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit nënvizuan nevojën për inovacion dhe qasje më kreative për të konkurruar në tregun global.

“Ne do të vazhdojmë në të ardhmen të zbatojmë politikat e qeverisë për të promovuar destinacionet tona, por tashmë nuk mjafton të kemi vetëm vizion, por duhet të jemi sa më shumë inovativë dhe kreativë në një treg konkurrues.” – u shpreh Zana Çela, Drejtore e Përgjithshme e AKT-së.

Sipas operatorëve turistikë, viti i kaluar ka qenë një vit i suksesshëm për turizmin në Shqipëri, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj. Një ndër momentet kyçe të panairit është B2Balkan Marketplace, një event i organizuar në bashkëpunim me New Deal Europe, që ka sjellë numrin më të madh të blerësve ndërkombëtarë turistikë në Shqipëri.

“Shqipëria ka një ofertë turistike shumëdimensionale. Mikpritja e shqiptarëve është ajo që e bën Shqipërinë të veçantë dhe kjo është arsyeja pse unë e shikoj Shqipërinë si shtëpinë time të dytë.” – tha Robert Dee, bashkëthemelues i New Deal Europe.

Për dy ditë me radhë, Tourism & Travel Show Albania 2025 do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për diskutime, takime dhe eksperienca që do të ndikojnë në të ardhmen e turizmit në Shqipëri.

I mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, panairi do të jetë i hapur më 12-13 shkurt, nga ora 09:00 – 19:00, duke ofruar një panoramë të detajuar mbi trendet dhe ofertat më të fundit të sektorit turistik në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë i bën njerëzit të lumtur në punë, sipas shkencës

Para

“Korridori VIII po merr formë”, Rama e nis ditën me punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Para
“Korridori VIII po merr formë”, Rama e nis ditën me punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë

“Korridori VIII po merr formë”, Rama e nis ditën me punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar