• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hotelet e luksit pa taksa deri më 2026, opozita kundër zgjatjes së afatit: Ja pse po e bëni

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Hotelet e luksit pa taksa deri më 2026, opozita kundër zgjatjes së afatit: Ja pse po e bëni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Propozimi për shtyrjen e afatit për tatimin e zeruar mbi të ardhurat për hotelet e huaja me 4-5 yje në Shqipëri është shoqëruar me debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti socialist Blendi Klosi nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend kërkon zgjatjen e efektit tatimor deri në vitin 2026, me qëllim zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Kërkohet 2 vjet shtimi i afatit deri në 2026 dhe po ashtu lënia e një hapësire për 5 vjet nga marrja e statusit për fillimin e investimeve, se projekte të tilla me brande rigoroze marrin një periudhë jo të vogël kohe”, u shpreh deputeti socialist Blendi Klosi.



“Tabela që unë kam 10 projekte me një total të fitimit të tatueshëm 518 milionë lekë, punësime 818 veta. TVSH të paguar 77 milionë lekë. Operojnë me një shkallë të reduktuar TVSH 6% për cdo ofrim shërbimi brenda strukturave akomodouese. Këto përjashtohen nga ligji për taksat mbi ndërtesa. Përsëri përjashtohen edhe nga taksa e ndikimit mbi infrastrukturë”, deklaroi  Arjana Dyrshimi, Drejtore e Politikave Tatimore.

Një ligj klientelist, por dhe në shkelje të kodit zgjedhor e cilësojnë deputetët demokrat ndërmarrjen e një nisme të tillë para 11 majit.

“Kur kaloj buxheti në muajin dhjetor u tha që nuk do të ketë ndryshim taksash kemi një strategji afatmesme për të ardhurat dhe mbas qershorit do të rishikojmë mbi këtë strategji. Ndërkohë që buxheti po i miratohej vjen propozimi i Z.Klosit dhe është shkelje e kodit zgjedhor. Ligjet e përkohshme po kthehen në ligje të përhershme. Ligj me porosi lidhet me qëllime elektorale”, u shpreh Jorida Tabaku.

Ministri i financave na gënjeu dhe tha s’do ketë më përjashtime do t’i heqim pak nga pak dhe mbas një muaji vini ju.

Ligj me porosi lidhet me qëllime elektorale.”

 “Kur shikoj bujqësinë si po rrënohet dhe s’ka më njerëz nëpër fshatra dhe ju shkoni financoni këta të mëdhenjtë”, theksoi deputeti demokrat Edmond Spaho.

“Nuk përfiton një zë i vetëm por të gjithë që merren me biznes, nga fermerët që shqetësohet z. Spaho e deri tek turizmi”, deklaroi deputeti socialist Blendi Klosi.

Kundërshtime mbi zgjatjen e efektit të tatimit të zeruar pati edhe nga deputeti socialist Erion Braçe i cili kërkon që përjashtimet fiskale të mos kthehen në të përhershme.

“Fitimi i deklaruar çfarë është bërë më pas është riinvestuar apo është akumuluar si pasuri e investitorëve apo është investuar jashtë vendit. Jam pro politikës së ndërtimit të politikës së hoteleve në Shqipëri por kundër politikës për të shitur. Paraja që bëhet në këtë vend të mbetet këtu dhe çdo përjashtim fiskal të jetë i përkohshëm”, u shpreh Braçe.

Përjashtimi i këtyre bizneseve nga tatimi mbi fitimin u miratua në nëntor të vitit 2017, dhe i shtrinte efektet deri në dhjetor 2024. Zgjatja e afati mori miratimin në Komisionin përgjegjës të Ekonomisë dhe pritet të kalojë për votim edhe në komisionet e tjera.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tokat kanë mbetur djerrë, të varur nga importi edhe për drithërat

Para

Si të mos vonoheni asnjëherë në punë

Para
Si të mos vonoheni asnjëherë në punë

Si të mos vonoheni asnjëherë në punë

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar