• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Autostrada Thumanë-Kashar, këto janë tarifat për segmentet Rinas-Thumanë, Kashar-Rinas dhe Kashar-Thumanë

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Autostrada Thumanë-Kashar, këto janë tarifat për segmentet Rinas-Thumanë, Kashar-Rinas dhe Kashar-Thumanë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi që në dhjetor nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalim pa pagesë.

Për të udhëtuar në veprën e re infrastrukturore 21 kilometër e gjatë, motoçikletat me cilindratë mbi 250 centimetër kub do të paguajnë 170 lekë, ndërsa automjetet 250 lekë ose 2.5 euro. Për kamionët, autobusët dhe mjetet me 2 apo tre kate e lartësi mbi 2.2 metër është aplikuar tarifa 620 lekë. Ndërkohë mjetet me 4 ose më shumë akse do të paguajnë 870 lekë ose me kursin e këmbimit, 8.8 euro.

Kompania koncesionare ka publikuar gjithashtu edhe tarifat për segmente të veçanta të kësaj autostrade, si Rinas-Thumanë, Kashar-Thumanë dhe Kashar-Rinas, shkruan A2 CNN.

Kështu, për aksin Kashar-Rinas, çmimi nis nga 50 lekë për triciklat, ose 0,6 euro, deri në 270 lekë (0,6 euro) për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.



Për aksin Kashar-Thumanë, tarifat nisin nga 170 lekë për triciklat, ose 1,8 euro, deri në 870 lekë (8,8 euro), për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Sa i përket aksit Rinas-Thumanë, çmimet në toll nisin nga 120 lekë (1,2 euro) për triciklat, deri te 600 lekë (6,1 euro) për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.

Autostrada Thumanë-Kashar u hap për qarkullim të automjeteve në fund të qershorit të vitit të shkuar. Vepra infrastrukturore pjesë e “Korridorit Blu” është e para e kategorisë “A” në Shqipëri, duke hedhur kështu një “gur themeli” drejt një standardi të ri. Autostrada përmbush të gjitha kriteret e Bashkimit Europian, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometër në orë.

Vepra infrastruktuore që nis nga Thumana e që lidhet me Autostradën Tiranë-Durrës është një investim tërësisht privat, i kompanisë “Gener 2”, e cila pas 35 vitesh do i dorëzohet shtetit.  Me nga tre korsi për secilin kah lëvizje, njëra e dedikuar për emergjencat, 14 nënkalime e 12 ura, Thumanë-Kashar i shërben sa qytetarëve shqiptarë aq edhe turistëve të huaj.

Autostrada Thumanë-Kashar është segmenti i parë i ndërtuar nga pesë të tillë që përbëjnë “Korridorin Blu”, ndryshe Adriatiko Jonian./ A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat? Të dhënat krahasuar me rajonin

Para

Miratohet “Paketa e Maleve”, ja si do të kalojë prona shtetërore tek privati

Para
Miratohet “Paketa e Maleve”, ja si do të kalojë prona shtetërore tek privati

Miratohet "Paketa e Maleve", ja si do të kalojë prona shtetërore tek privati

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar