• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mashtrimet me taksat? Tatimet bëjnë gati planin me 4 shtylla

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Mashtrimet me taksat? Tatimet bëjnë gati planin me 4 shtylla

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata tatimore ka prezantuar planin strategjik 2024-2028 i cili synon ndërtimin e një “Administrate të zgjuar dhe moderne”.

Plani fokusohet në katër shtylla kryesore: Rritjen e efiçencës së mbledhjes së të ardhurave tatimore duke nxitur përmbushjen vullnetare; Modernizimin e sistemeve dhe proceseve të administratës tatimore; Progresin organizativ dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzor; Integrimin në BE dhe përafrimin me standardet europiane.

Sa i takon shtyllës së parë, synohet të ndërhyhet në gjurmimin e mashtrimeve tatimore, evidentimin e rasteve të konsumimit të elementëve të veprave penale dhe dërgimi i autorëve para organeve të Drejtësisë dhe/ose marrja e masave administrative përkatëse.

Ndër masat e tjera përmendet kontrolli tatimor i përqendruar tek tatimpaguesit, risqet dhe sektorët ekonomikë të cilët kanë gjeneruar humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit; Zhvillimi i metodave të reja të analizimit të të dhënave në mënyrë elektronike gjatë kontrollit tatimor duke u mbeshtetur gjërësisht në të dhënat e fiskalizimit; Përmirësimi i kapaciteteve në kontrollin e produkteve me risk të lartë tatimor me qëllim verifikimin elektronik të të dhënave në zinxhirin e transaksioneve; Përdorimi i qasjes për parandalimin e mashtrimeve tatimore mbështetur në monitorimin dhe komunikimin e vazhdueshëm me tatimpaguesit, në mënyrë që të stimulojnë korrigjimin vullnetar dhe në kohë të sjelljes jo të rregullt; Përmirësimi i kapaciteteve për analizimin e deklarimeve të tatimpaguesve degë të shoqërive shumëkombëshe dhe gjithashtu mbajta në vëmendje e riskut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; Zhvillimi i teknikave të reja të kontrollit tatimor për individët me të ardhura të larta, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efektivitetit të tyre.

Sa i takon shtyllës dy për modernizimin e proceseve të administratës tatimore, parashikohet të merren një sërë masash, që nga implementimi i deklaratave të reja të Tatimit në Burim dhe DIVA; Digjitalizimi i deklarimit të vendushtrimit të aktivitetit nga tatimpaguesi dhe pronësia e vendushtrimit të aktivitetit; automatizimi i proceseve të kontrollit tatimor si dhe reduktimi i kohës së miratimit të shumës për rimbursim.

Aktualisht mesatarja është 35 ditë synimi është 25 ditë.  Shtylla e tretë dhe e katërt përqendrohen në masa konkrete që synojnë të fuqizojnë punonjësit e administratës tatimore si dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Etiketa: aktualitet
Pas

Transfertat personale të parave: Cili vend i BE-së dërgon më shumë jashtë bllokut dhe ku renditet vendi ynë?

Para

Si t’i ndreqni marrëdhëniet me kolegët në punë?

Para
Si t’i ndreqni marrëdhëniet me kolegët në punë?

Si t’i ndreqni marrëdhëniet me kolegët në punë?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

nga Fast News
08:30 | 07/11/2025
0

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

Recent News

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

09:35 | 07/11/2025
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

09:00 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar